Berisha: Sonte proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e diasporës që zhvillohet sonte në Tiranë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se shqiptarët nga mbarë bota do të jenë pjesë e tubimit në bulevard.

Ai ftoi demokratët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës, të cilën e cilësoi si “uraganin e lirisë” që ka tronditur qeverinë e Edi Ramës.

Berisha: Ndërkohë, të dashur miq, PD po vazhdon aktivitetin e saj në përputhje me direktivat e Kuvendit të fundit, organizimit, dixhitalizimit, vizionit dhe këtu çdo ditë punohet me intensitet në këto drejtime.

Por unë dua ta mbyll këtë përshëndetje të shkurtër me thirrjen tuaj, sot është një ditë shumë e veçantë për protestën.

Sot, shqiptarë nga mbarë bota do jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë, ndaj dhe ftoj të gjithë demokratet e demokratët të jenë sonte në këtë uragan që ka tronditur dhe që ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Revolta në takimin e Beratit/ Ceno tregon çfarë i ndodhi Ramës

Takimi i Kryeministrit Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe …