Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë sot në ditën e 86-të, ndërsa një grup qytetarësh është zhvendosur përpara ambienteve të SPAK-ut.
Protestuesit kanë kërkuar hetimin e çështjeve që, sipas tyre, kanë mbetur pa përgjigje dhe kanë kritikuar institucionet e drejtësisë për mungesën e llogaridhënies.
Në mesazhin e tyre, qytetarët theksuan se tubimi nuk është vetëm një protestë para godinës së SPAK-ut, por një qëndrim kundër padrejtësive që, sipas tyre, kanë dëmtuar besimin te ligji dhe institucionet.
Ata kërkojnë drejtësi dhe zbatim të njëjtë të ligjit për të gjithë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Gazeta RD