Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për vjedhjen në mënyrë të tmerrshme me shitjen dhe blerjet e energjisë nga Rama Balluku. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama dhe Balluku duket sikur u zotuan se nuk do vjedhim më me energjinë mbasi boll kemi vjedhur deri …
Read More »Rita Ora “fushatë” për Veliajn, analisti nga Kosova: Pse moj motër bëhesh pjesë e krimit dhe korrupsionit?
Analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar ndaj këngëtares Rita Ora, e cila publikoi një mesazh mbështetës për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Berat Buzhala ka komentuar postimin duke e pyetur Orën se pse ka zgjedhur të dëmtojë karrierën duke u bërë pjesë e krimit dhe korrupsionit. “Rita Ora …
Read More »Socialisti dorëzoi teserën e PS gjatë takimit elektoral, Berisha: Një akt atdhetarie i vërtetë!
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi një anëtar i Partisë Socialiste vendosi që të dorëzojë teserën e partisë së tij, live në ekran gjatë një takimi që kreu i PD zhvilloi në Fushë-Arrëz. Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe videon e momentit të dorëzimit …
Read More »Doktor Ilir Alimehmeti dhe gazetarja Alba Kepi, takim me emigrantët në Romë
Doktor Ilir Alimehmeti, kreu i listës së kandidatëve të Këshillit Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belindi Këlliçi dhe një nga anëtaret e këtij ekipi, gazetarja Alba Kepi kanë zhvilluar në Romë e Viterbo të Italisë, takime me emigrantë shqiptarë. Emigrantët përcollën shqetësimin mbi …
Read More »Bardh Spahia pret përfaqësuesin e DASH dhe Kolonelin e FA: Marrëveshja në fushën e sigurisë!
Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka pritur ditën e sotme përfaqësuesin e DASH Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura, Kolonel Altin Gjetaj, ku kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë. ‘Ajo që dakortësuam pak muaj më parë tashmë ka marrë formë të …
Read More »Boçi: Duan ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti të fortë! I kam marrë masat të mbroj votën time
Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me situatën zgjedhore në këtë qytet. I ftuar në News24, Boçi theksoi se i ka marrë masat për të ruajtur votën e tij dhe se pushteti po shtyn …
Read More »Berisha: Rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, theksoi në aktivitetin “Akademia e Lidershipit për vajza”, organizuar nga FRPD, se ‘rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme’. “E dyta që desha të them nga eksperienca ime. Pedagog. Konstatoja se në 7 studentë të …
Read More »Qeveria fsheh vrasësin e Joy-t, Berisha: Policia manipuloi krimin, urdhri nga lart liroi 6 të shoqëruarit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të 6 të shoqëruarve për vrasjen e kenianes Joy Aoko, duke akuzuar qeverinë se po fsheh vrasësit. ‘Ata që fshehin vrasësin e Joy’t janë më vrasës sesa vrasësi i saj, që fshihet nga qeveritarët. Sot policia, që manipuloi gjurmët e …
Read More »Tjetër gjyq arbitrazhi për Shqipërinë, kompania gjermane kërkon miliona euro!
Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se një kompani gjermane kërkon dëmshpërblim nga qeveria shqiptare në arbitrazhin e Uashingtonit. Në një artikull të publikuar këtë të shtunë nga agjensia europiane, thuhet se Kompania EMS Shipping&Trading pretendon se shteti shqiptar i detyrohet miliona dollarë për shkak të prishjes së kontratës, për të …
Read More »Berisha: Letër e hapur çdo shqiptari!
Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti. Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje. Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, kerkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen. Rinia po zhduket. Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky. E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushtet për dëbimin tuaj. Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxitshpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë. Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialistë, demokratë, i pa parti. Jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur. Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë. Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit. Ndiqni spotin në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=F-XQX-D3LSk
Read More »
Gazeta RD