Politike

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut për të hetuar korrupsionin

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kritikoi propozimet e qeverisë për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Gjatë mbledhjes së komisionit, ajo paralajmëroi se ndërhyrjet e propozuara cenojnë parimet e reformës në drejtësi, hapësirën e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe …

Read More »

Malltezi: Parku “Rinia” po bëhet kullë për xhepin e Ramës!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar ndaj projektit të fundit të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për transformimin e Parkut “Rinia” në Tiranë. Malltezi e kundërshton projektin, duke argumentuar se kryeqyteti ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra dhe jo për ndërtime të reja …

Read More »

Teliti: Lulishtja te parku “Rinia” po zëvendësohet me kullën e betonit që të pasurohet klientela qeverisëse

Eksperti i PD, Dorjan Teliti gjatë një deklarate për mediat pasi kanë depozituar në KQZ me drejtuesin e departamentit të mjedisit në PD Jamarabër Malltezi, dhe Sekretar për Aksionin Qytetar Erges Eskiu, një kerkese per referendum popullor ne lidhje me ndertimin e kulles tek Parku Rinia, tha se qytetarët shqiptarë …

Read More »

Skandali/ Buxheti për mbrojtjes shkoi tek ferma e kuajve e Pucës tek Ergys Agasi

Thellohet hetimi mbi përdorimin e fondeve publike të përfituara nga kompanitë që kanë kontrata me shtetin. Në qendër të zhvillimeve të fundit janë Arjeta Puca dhe Ron Yeffet, të cilët kanë hapur biznesin “Timak Horse”, të fokusuar në kuaj dhe hipizëm. Sipas të dhënave të bëra publike, “Timak Horse” ka …

Read More »

Opozita përplaset me PS: Nuk shkrihen bashkitë si gjalp! Të dëgjojmë njerëzit!

Debati për reformën administrativo-territoriale ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, ku në qendër të diskutimeve ishte mënyra se si po konsultohet projektligji me bashkitë. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësime për procesin e konsultimit, duke pretenduar se disa bashki nuk kanë marrë në kohë dokumentacionin …

Read More »

Mësuesja nga Fushë-Arrëzi në protestë: Nuk na pyetën, pse nuk dëgjohet zëri i banorëve?

Një mësuese nga Fushë-Arrëzi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale. Në fjalën e saj, ajo tha se qytetarët nuk janë pyetur për ndryshimet e propozuara dhe theksoi se zëri i banorëve duhet të dëgjohet. “Nuk na pyetën fare. Askush nuk pyeti qytetarët. …

Read More »

Dy deputetë të PS kundër Ramës: Jo shkrirjes së bashkive!

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki. Burimet bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive. …

Read More »

Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët nga takimi me Ramën

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përfshirë në një protestë në pritje të kryeministrit Edi Rama, ndërsa policia ka ndërhyrë duke i larguar nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë. Protesta vjen në nisje të vitit të ri akademik, në një kohë kur transporti …

Read More »

Piktori, me budallenjtë dhe hajdutët e vet, nuk e ndërtoi, por e rrënoi Shqipërinë

Nga Kim MEHMETI Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që kanë kaluar nëpër shtratin e kompozitorit të njohur, i cili mbase i ka bindur se fama e tyre varet nga ajo se sa herë ‘ndreqen’ e ‘prishën’ dhe sa e …

Read More »

Ministrja e Shëndetësisë i delegon “ustait” të Çuçit kompetencat për tenderat

SPAK u ka futur panikun ministrave, të cilët, menjëherë pas nisjes së detyrave, delegojnë kompetencat ekonomiko- financiare te vartësit, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale. Këtë veprim ka bërë dhe Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, dy javë pas fillimit të detyrës, duke ia kaluar të gjitha kompetencat e saj Sekretarit të …

Read More »