Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh kritik ndaj vendimit të gjykatës special për 4 ish drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, por theksoi se, beson se Apeli i Gjykatës Speciale do bëjë drejtësi! Berisha tha se, ishte si të justifikoje akuzat bajate, propagandistike …
Read More »TimeLine Layout
September, 2026
-
16 September
Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK i padrejtë! Asgjë s’mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës
Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti vendimin e Gjykatës Speciale për ish drejtuesit e UÇK-së të padrejtë dhe të pamerituar. “Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës” theksoi Berisha para deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Berisha: Natyrisht sot është një ditë jo …
Read More » -
16 September
Video/ Pamje tronditëse nga trazirat në Hagë, mediat: Demonstrata doli jashtë kontrollit!
Mediat holandeze kanë publikuar pamje tronditëse nga trazirat në Hagë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së. Një media lokale thotë se demonstrata doli jashtë kontrollit. Ajo ka publikuar fotot e mëposhtme nga përplasja. Ndërkohë, mediat e tjera kanë sjellë pamje me video nga përplasjet e dhunshme pas dënimit …
Read More » -
16 September
Vendimi i Gjykatës në Hagë/ 81 vite burg për 4 drejtuesit e UÇK-së
Gjykata në Hagë ka shpallur vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke i gjetur penalisht përgjegjës për disa prej akuzave për krime lufte. Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burg. Ndërkohë, gjykata i ka shpallur të pafajshëm për akuzat për …
Read More » -
16 September
Reagim nga Kosova: Dënimi i ish-krerëve të UÇK është i trishtueshëm dhe i pamerituar
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm”. “Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vite …
Read More » -
16 September
Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Read More » -
16 September
“S’ia dalim me 10 mijë lekë pension!”/ Rama në Korçë, qytetarët dhe pensionsitët tentojnë të futen në takim, i ndalon policia
Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Korçë për t’u takuar e qytetarët atje, lidhur me reformën administratovo-territoriale. Takimi ka nisur paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa për takimin janë thirrur vetëm administrata e bashkive të Qarkut Korçë, ku një prej këtyre bashkive, Maliqi pritet të shkrihet për t’u bashkuar me …
Read More » -
16 September
Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk u dëshmua se u krye sulm kundër popullatës civile
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së. “Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur …
Read More » -
16 September
Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, por varet nga importi
Shqipëria është prodhuesja më e madhe e naftës bruto në Ballkanin Perëndimor, por vazhdon të jetë e varur në masë të madhe nga importi i benzinës, naftës diesel dhe karburantit të avionëve. Në të njëjtën kohë, vendi nuk ka ende një sistem rezervash strategjike të naftës të harmonizuar me kërkesat …
Read More » -
16 September
Ish-prokurori: Reforma në drejtësi duhet bërë nga e para!
Ish-prokurori Eugen Beci, ka ngritur kritika të forta për funksionimin e institucioneve në Shqipëri, duke deklaruar se gjatë viteve të fundit është dobësuar ndarja e pushteteve dhe është forcuar roli i ekzekutivit. I ftuar në emisionin “Off the Record”, Beci u shpreh se në praktikë Shqipëria nuk funksionon më me …
Read More »
Gazeta RD