Nga Rezenbrik SERJANI -Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Nga Librazhdi u përcoll edhe këtë vit një mesazh i fuqishëm: kombet që harrojnë martirët e tyre rrezikojnë të humbasin lirinë. Në 49-vjetorin e pushkatimit të poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u zhvillua një ceremoni përkujtimore …
Read More »TimeLine Layout
July, 2026
-
20 July
Shehu: Sorosi po dikton mazhorancën, PS bllokon ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rezolutën për Kosovën
Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka akuzuar përmes një postimi në Facebook mazhorancën se, nën presionin e Sorosit dhe ideologjisë LGBTQ, ka bllokuar projektligjin e opozitës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gender, duke e cilësuar këtë një veprim me pasoja të rënda për shoqërinë. Në të …
Read More » -
20 July
Peleshi: “S’e kam për turp që jetoj me qira”, Bardhi: Ke vilë te “White Rock” me Ballukun
Seanca e Kuvendit e nisur në orën 12:00 vijon me debate. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se pasur përpjekje për të prishur konsensusin e arritur për reformën territoruiale, një element i vlerësuar pozitivisht edhe në raportet e Bashkimit Europian. Më tej ai ngriti shqetësimin për bllokimin …
Read More » -
20 July
Tensione në Kuvend/ Opozita “dëbon” Shabanin: Avokati i Popullit të mbajë fjalim tek PS
Seanca plenare në Kuvend vijon me tensione. PD bllokoi foltoren e Kuvendit gjatë momentit kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Para këtij momenti kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, cilësoi praninë e tij si një provokim të hapur ndaj deputetëve opozitarë. Ai theksoi se zgjedhja e Avokatit …
Read More » -
20 July
Boçi: Raporti për reformën territoriale i paligjshëm, mazhoranca po shkel rregulloren…
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në lidhje me raportin e Komisionit për Reformën Territoriale, duke pretenduar se dokumenti është paraqitur pa pasur një produkt zyrtar të miratuar nga komisioni. Nga foltorja e Kuvendit, Boçi tha se mbledhja e fundit e komisionit nuk …
Read More » -
20 July
Gjekmarkaj: Reforma territoriale nuk duhet të jetë atentat ndaj Shqipërisë, mos prekni identitetet e krahinave!
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, kundërshtoi në Kuvend një reformë të re territoriale, duke deklaruar se ajo nuk duhet të përdoret për interesa politike. Sipas tij, reforma e vitit 2014-2015 dështoi dhe nuk duhet të përsëritet. Gjekmarkaj paralajmëroi kundër prekjes së identitetit historik të krahinave, duke përmendur veçanërisht Mirditën. Gjekmarkaj …
Read More » -
20 July
Berisha: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme! Do shkurtojë edhe 20 bashki!
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territoriale dhe se do shkurtojë edhe 20 bashki të tjera. Berisha: E vërteta është krejt tjetër. Zoti Boçi, i cili do të flasë, ka bërë përpjekjet më maksimale direkt me Maznikun …
Read More » -
20 July
Shehu: Pasiviteti i Kuvendit i jep kurajë Serbisë të mohojë gjenocidin në Kosovë!
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka akuzuar mazhorancën se po shkel procedurat parlamentare dhe po mban të bllokuara nisma të opozitës. Në Kuvend, Shehu u ndal te projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore, duke pretenduar se ai është penguar të kalojë për shqyrtim, ndërsa kritikoi …
Read More » -
20 July
Reforma territoriale/ Berisha: Rama po vazhdon projektin e shpopullimit, ftoj qytetarët të dalin në protestë…
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend tha se, Edi Rama po vazhdon projektin e shpopullimit Berisha ftoi qytetarët të dalin në protestë për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve të tyre. Berisha: Të nderuar deputetë, e vërteta është se pavarësisht se ky parlament në mënyrë absolute nuk …
Read More » -
20 July
Ndoja: Që të shkojmë në Evropë duhet të kemi zgjedhje të lira, po përdorni kartonin të deformoni vullnetin…
Deputeti i PD, Arjan Ndoja shpjegoi votën kundër në Kuvend, duke argumentuar se integrimi europian nuk arrihet vetëm përmes miratimit të shpejtë të ligjeve, por kërkon zgjedhje të lira dhe reforma reale. Ai theksoi se reforma zgjedhore dhe ajo territoriale duhet të bëhen me dialog dhe konsensus, duke akuzuar mazhorancën …
Read More »
Gazeta RD