Personi që shihni në foto quhet Marsid Gupi. Një ditë më parë ai ndodhej në rolin e drejtuesit të takimit të deputetit Lulzim Basha me disa studentë të një universiteti privat në Tiranë.
Sot janë mësuar detaje të reja në lidhje me drejtuesin e takimit të deputetit Basha me të studentët e privatit.
Marsid Gupi është edhe pjesëtar i listës së patronazhistëve. Emri i tij ndodhet në listën e patronazhistëve të PS-së të shpërndarë para zgjedhjeve.
Por jo vetëm kaq.
Marsid Gupi është edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme dhe jo dokudo, por në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara, që merret me shumicën e blerjeve dhe tenderave që bën qeveria Rama.
Pra, drejtuesi i takimit të Bashës me studentët e universitetit privat, është një militant socialist, i dhënë me hua për 1 ditë tek deputeti Lulzim Basha.
Ndërkohë, vëllai i patronazhisit socuialsitë, Gupi punon te zyra e Kadastrës në Tiranë dhe njihet si militant i PS, por edhe si komisioner.