Deputeti socialist, Alqi Bllako ka braktisur Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.
Ish-drejtori i AKUM dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, ka firmosur ngritjen e tre inceneratorëve në shkelje me ligjin dhe akuzohet si zyrtari i përfshirë në aferën 430 mln euro.
Bllako ka qenë edhe në konflikt interesi, pasi babai i tij rezultoi se paguhej 10 mln lekë në muaj nga inceneratorët.
Përpara deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar, Bllako refuzoi dëshminë. Ai tha se ishte marrë në pyetje 5 orë nga SPAK dhe nuk mund të fliste përpara komisionit parlamentar, për arsye të sekretit hetimor.
Debati në Komisionin Hetimor
Alqi Bllako: Kam dëshmuar mbi 5 orë në SPAK. S’mund të dëshmoj përpara këtij Komisioni.
Jorida Tabaku: Nëse keni deklaratë, dilni dhe bëjeni jashtë.
Alqi Bllako: Më keni akuzuar për konflikt interesi…
Jorida Tabaku: Pyetjet i bëj unë. Kam 20 pyetje për të bërë. Deklaratë nuk mund të bëjmë dot.
Jorida Tabaku: Ose do të merrni pyetjet…Deklaratë këtu nuk do të bëni.
Alqi Bllako: Nëse s’ma jepni këtë të drejtë.
Ermonela Felaj: Akti hetimor ngelet sekret për publikun. Aktet hetimore janë sekret dhe nuk mund të vihen në dispozicion. Ne nuk mund ta pyesim Alqi Bllakon.
Jorida Tabaku: Ne Alqi Bllakon mund ta pyesim, por Alqi Ballko refuzon të përgjigjet. Rasi i Alqi Bllakos njësoj si i Armando Subashit.
Dhurata Çupi: Bllako tha se është thirrur në SPAK si person në dijeni. Tha se ato që ka deklaruar përbëjnë sekret hetimor. Ne mund ta pyesim për konfliktin e interesit.
Alqi Bllako: E firmosa deklaratën. Familja ime s’ka pse të përbaltet për diçka të padrejtë.
Alqi Bllako: Kam dëshmuar mbi 5 orë në SPAK. S’mund të dëshmoj përpara këtij Komisioni.
Jorida Tabaku: Nëse keni deklaratë, dilni dhe bëjeni jashtë.
Alqi Bllako: Më keni akuzuar për konflikt interesi…
Jorida Tabaku: Pyetjet i bëj unë. Kam 20 pyetje për të bërë. Deklaratë nuk mund të bëjmë dot.
Jorida Tabaku: Ose do të merrni pyetjet…Deklaratë këtu nuk do të bëni.
Alqi Bllako: Nëse s’ma jepni këtë të drejtë.
Ermonela Felaj: Akti hetimor ngelet sekret për publikun. Aktet hetimore janë sekret dhe nuk mund të vihen në dispozicion. Ne nuk mund ta pyesim Alqi Bllakon.
Jorida Tabaku: Ne Alqi Bllakon mund ta pyesim, por Alqi Ballko refuzon të përgjigjet. Rasi i Alqi Bllakos njësoj si i Armando Subashit.
Dhurata Çupi: Bllako tha se është thirrur në SPAK si person në dijeni. Tha se ato që ka deklaruar përbëjnë sekret hetimor.