Pas anulimit të daljes në konferencë për mediat një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në një deklaratë, duke prezantuar pikat e platformës sipas tij, për bashkimin e PD.
Alibeaj është shprehur se, aktet e bashkimit tashmë janë konkrete dhe se rruga dhe aktet e njëanëshme nuk i shërbejnë PD-së dhe as interesit të demokratëve. Ai sulmoi kështu shumicën e dalë nga vota e 6 marsit dhe nga Kuvendi i Rithemelimit. Alibeaj nuk tha asgjë për nevojën e votës së lirë si baza e bashkimit.
“Në grupin parlamentar kam ftuar të gjithë kolegët që janë përjashtuar dhe pezulluar. Aktet e bashkimit do të jenë konkrete”.
“Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme nuk i shërbejnë PD dhe as interesit të demokratëve. Pas një jave diskutimesh është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve e propozuar nga shumica e pjesëtarëve të grupit parlamentar. I bëj thirrje secilit anëtarë të heqë dorë nga çdo akt që përçan PD“, tha Alibeaj.