Berisha: Dyert do hapen, mercenarët i kemi me emra dhe mbiemra

Lideri historik i PD, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu është shprehur se protesta e nesërme do të jetë paqësore.

Duke folur për mediat, Berisha u bëri thirrje deputetëve të PD-së që ti bashkohen nesër demokratëve anëtarëve dhe njerëzve që i kanë bërë deputetë.

Pjesë nga deklarata e liderit historik të PD, Berisha

Prej disa ditësh shqiptarët po ndjekin pamje, skena që gjenden në librat e Kafkës.

Skenat e një njeriu që kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte edhe më të turpshme.

Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur asnjë grimcë e integritetit politik dhe qytetar.

A mundet kush të imagjinonte që një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shndërrimin në bunker-burg të selisë së PD.

Bllokimin e hyrjeve në këtë seli të deputetëve të PD, mbushjen e selisë me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe, akte seriale dhe deri tek fanatizma dhe ekstremizmi të dënueshme.

Me këtë dua të sqaroj se qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me një zyrë, tryezë, dhomë apo gjëra të tilla, por mbi parimin themelor që ndërtohen organizatat, vendet e lira. Ka të bëjë me parimin që shumica vendos, pakica respektohet.

Qëndrimi i Bashës si pakicë kërkon të dhunojë shumicën. Po trajton shtëpinë e demokratëve, si pronë private.

Unë ftoj sot të gjithë anëtarët e PD, 44 mijë anëtarët dhe të gjithë të tjerët që për një arsye apo tjetër nuk morën pjesë në referendum.

Të gjithë ata që firmosën në liri të plotë shkarkimin e ish-kryetarit të tyre, për dhunimin flagrant  të statutit, të parimeve dhe çdo lloj norme tjetër demokratike në PD.

Ftoj të gjithë anëtarët e PD, të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre, për ta shndërruar atë në shtëpi lire në një protestë paqësore, ngjarje madhore të revolucionit tonë paqësor.

Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese se protestuesit nuk kanë as dhe hatërmbetjen më të vogël ndaj tyre. Të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve të kësaj shtëpie dhe çlirimi i saj nga pengu i Edi  Ramës, peng Basha. Ftoj që nesër të gjithë deputetët e PD të bashkohen këtu me anëtarët e tyre. Të mos qëndrojnë më asnjë minutë me një njeri që partinë për të cilën ata investuan, i bëri ata deputetë, i lartësoi si përfaqësues të popullit në një parti bravash dhe bunkeri.

Nuk mundet që ju të dashur deputetë të pranoni më tutje këtë tragjedi që luhet në kurrizin tuaj për interesa të Ramës. Prandaj jeni të ftuar të bashkoheni nesër.

Ftoj anëtarët e PD ti marrin kartat e anëtarësisë me vete që të ja tregojnë pengut të Edi Ramës se jemi këtu në emër të tyre.

Protesta jonë është paqësore dhe arma jonë më e fuqishme është vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyrë paqësore.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply