Berisha: Më 8 janar u krijua opozita e vërtetë, jo ajo seksion i qeverisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha tregoi dy qëllimet e protestës së demokratëve në 8 janar në selinë e PD. I ftuar në emisionin ‘Now’, Berisha tha se qëllimi ishte që të nxirreshin jashtë selisë persona të inkriminuar dhe për të nxjerr Lulzim Bashën nga zyra e PD.

Berisha tha se, më 8 janar u krijua opozita e vërtetë, jo ajo seksion i qeverisë.

Ish-lideri historik i PD akuzoi Rama se kishte pajisur personat brenda PD-së me mjete që disponon policia dhe se eksperimentoi në seli duke zbatuar aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë’.

Berisha: Shkuam për të nxjerr jashtë selisë vrasësit, banditët. Për të nxjerr nga zyra butësisht jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet”, tha ish-kryeministri.

Personat brenda selisë dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë, dispononin pistoletë neuroparalizuese, dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese, dispononin bomba tymuese.

Berisha tha se, Rama se kishte pajisur personat brenda PD me mjete që disponon policia.

Ai shtoi se kryeministri Rama duke thënë se ‘zbatoi aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë’.

“Dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë. Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese. dispononin bomba tymuese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply