Deputetja e Lulit: Ata donin të na hidhnin në Lanë

Deputetja Orjola Pampuri ka komentuar protestën e 8 janarit, duke akuzuar ashpër grupin e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pampuri mohoi se nga brenda PD-së ka pasur dhunë në 8 janar, pasi sipas saj, brenda kanë qenë gra, deputetë dhe drejtues të organizatave, duke mohuar kështu ato që Berisha deklaron se kishte njerëz të armatosur dhe fondamentalistë.

“Çdo person dënon aktet e dhunës dhe ndjen neveri ndaj personit apo personazhit që mori pjesë në këtë akt dhune. Aty brenda ka pasur deputetë, njerëz të nderuar, anëtarë kryesie që duan të japin kontributin e tyre. Si mundet zonjat që dëgjojnë fjalë më të tmerrshme, të dëgjojnë vare”, theksoi Pampuri.

Më tej demokratja theksoi se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë dëgjuar akuza që janë jashtë çdo perceptimi. “Sulmi ndaj Roland Bejkos tregon shumë se për çfarë ishin përgatitur një grup i atyre njerëzve ndaj personave të caktuar. Mendoni se çfarë mund të bëhej brenda. Por brenda selisë kanë qenë njerëz seriozë. Është e drejta e gjithkujt që të mbrohet nga dhuna. Ajo ishte dhunë, na bëri me turp jo vetëm mua, por të gjithë demokratët dhe qytetarët e Tiranës. Unë nuk e di se zonjat mund të godasin me shkopinj.

Pjesa më e madhe e demokratëve u distancuan, kur nisi dhuna e precipitoi, mbetën ata, një grup i vogël që do të orientoheshin. Kishim skena, me shkallë si në kohën e Skënderbeut, çfarë kërkonin ata?”, tha më tej Pampuri.

Demokratja ndërkohë shprehet se forumet e PD-së, ashtu si dhe Basha janë votuar nga anëtarësia, duke shtuar se Berisha dhe grupimi i tij mund të krijojnë një parti apo një lëvizje të re, pra jashtë partisë më të madhe opozitare.

“Nuk mund të merret me dhunë selia, jemi në vitin 2022. Kanë qenë deklarata se do të hedhin në Lanë, e ju mendoni se nuk mund të merreshin masa. Pengje të kujt? Secili prej nesh kemi bërë karrierën profesionale s’jemi pengje të askujt. Të ndërtosh diçka kaq të rëndësishme, opozitën në 30 vite dhe t’i japësh shkelmin tani, vetëm e vetëm se nuk je vetë aty apo aty ku do të jesh, nuk mund të pranohet. Është e drejta e gjithsecilit të krijojë parti, apo grupime, përderisa arritëm deri këtu. Ne kemi bërë zgjedhje në PD, është zgjedhur nga forumet drejtuese, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Anëtarësia ka zgjedh legjitimisht Lulzim Bashën kryetar partie. E ne nuk kemi luksin që dikush të thotë se prit se u pendova që të votova”, theksoi Pampuri.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply