Presidenti Meta apel qeverisë: Të mbështeten qytetarët që jetojnë me më pak se 5,5 USD në ditë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të mbështesë urgjent, familjet shqiptare që po përjetojnë një situatë të vështirë ekonomike për shkak të të ardhurave të pakta, duke publikuar shifra konkrete. Në mesazhin e tij në Fb, Presidenti thekson se çmimet e produkteve ushqimore dhe të karburanteve po rriten në mënyrë abuzive dhe ka sjellë në vëmendje, protestat e fundit nga qytetarët.

Reagimi i Metës në Facebook

Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.

Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.

Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.

Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.

Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.

Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.

Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.

Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!

Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply