Limitet e dekurajimit amerikan: Rasti ukrainas

Asimetria strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainë, bashkuar me asimetrinë taktike (diplomaci dhe sanksionet amerikane vs. shtrëngimit ushtarak rus) dhe me kufizimet e brendshme e të jashtme të superfuqisë, kanë përcaktuar dështimin e dekurajimit amerikan në shmangien e skenarit më shkatërrimtar në krahun e hekurt me Rusinë: një pushtim ushtarak në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Asimetria strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Ukrainë

Mosgadishmëria e Shteteve të Bashkuara për të vdekur për Kievin, të vetëdijshëm për rrezikun e një lufte bërthamore me fuqinë e dytë ushtarake të planetit, në posedim të arsenalit atomik më të madh në botë, nuk buron vetëm nga rrethana politiko – juridike e aderimit të munguar të Ukrainës në NATO, sië e tillë jo e mbuluar nga ombrella mbrojtëse amerikane e Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit të 1949 (një sulm ndaj një anëtari është një sulm kundër të gjithëve). Në të vërtetë, kur janë në lojë interesa strategjike, e drejta ia lë vendin gjeopolitikës.

Realiteti krudo është se për amerikanët Ukraina nuk përbën ndonjë interes kritik strategjik, ndërsa në perceptimin e Moskës hapësira gjeografike ukrainase është thjesht jetike për sigurinë perandorake e “Nënës Rusi” në “fqinjin e afërt” të saj. Një hapësirë e humbur nga Vladimir Putin midis 2013 dhe 2014 në vijim të revolucionit të Jevromajdan – që shkarkoi presidentin prorus Viktor Janukoviç – dhe të aneksimit pasues rus të Krimesë.

Duke e kontrolluar direkt apo indirekt Ukrainën, aq më pak si shtet – kushinetë, Rusia do të rifitonte thellësi strategjike midis bërthamës gjeopolitike të saj (Moskë dhe Shën Petërsburg) dhe linjës së parë mbrojtëse, duke e mbajtur në distancën e duhur NATO dhe duke e kërcënuar Aleancën Atlantike në të gjithë rajonin e Detit të Zi, duke filluar nga avampostet amerikane dhe NATO në Poloni, Rumani e Bullgari. Evolucion që të rriste kostot politike, ekonomike dhe ushtarake të mbrojtjes së Europës nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe do të pengonte përpjekjet e zhbilancimit strategjik drejt Indo – Paqësorit.

Nga ana tjetër, “pa Ukrainën, Rusia do të pushonte së qëni një perandori euroaziatike” (Zbigniew Brzezinski, “Skakiera e Madhe”), për t’u transformuar në asgjë tjetër veçse në një “Volte Sipërme me raketa”, siç e tha ish sekretari i Shtetit Dean Acheson në referim me Bashkimin Sovjetik. Nga një pikëpamje strategjike, humbja definitive e ndonjë lloj influence mbi Kievin do të shënonte fundin e aspiratave prej fuqie të madhe të Rusisë dhe Putini është i vetëdijshëm se “Rusia në shekullin e XXI do të jetë një fuqi e madhe ose nuk do të jetë më kurrë”, siç shkruante në vitin 2000 Gavril Popov, për të nënvizuar rëndësinë jetike në perceptimin maksimalist të vetes si fuqi e madhe për legjitimimin politik të brendshëm të elitave ruse.

Kufizimi i brendshëm amerikan: lodhja perandorake

Përveç diferencës së pikëpamjeve të brendshme në NATO në raportin me Rusinë, dy faktorë të tjerë e shpjegojnë ngurrimin fillestar e administratës Biden në dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainl, zgjedhjen për ta përjashtuar ab origine çdo ndërhyrje ushtarake në rast të një sulmi rus dhe atë të procedimit në mënyrë graduale të krizës me një qasje diplomatike, forcuar nga një dekurajim nëpërmjet ndëshkimit (sanksione ekonomike; izolim diplomatik; rritje të pranisë ushtarake amerikane dhe aleate në vendet e krahut lindor të NATO): lodhja perandorake e amerikanëve që e bën të paqëndrueshëm frontin e brendshëm dhe detyrimin e jashtëm të përfaqësuar nga Kina.

Për sa i përket faktorit të parë, megjithëse duke ndjerë një ndjenjë të fortë rusofobe (77% e amerikanëve ka një opinion të disfavorshëm të Rusisë dhe 66% e konsideron një rival gjeopolitik), përpara shpërthimit të luftimeve, në rastin e një pushtimi rus të Ukrainës, 57% e amerikanëve konsideronte se Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej të dërgonin trupa në Ukrainë, 41% ishte në favor të dorëzimit të armëve dhe të pajimeve ushtarake Ukrainës dhe vetëm 27% ishte në favor të hyrjes në luftë me Rusinë, e konsideruar një kërcënim i rëndë për interesat e amerikanëve vetëm prej çerekut të amerikanëve. Ndërkohë, publiku amerikan mbështeste me mazhorancë (63%) sanksione paralaizuese kundër Moskës. Instrument shtrëngues, ky sanksionuesi, i privilegjuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi edhe joefikas, ekonomikisht dhe psikologjikisht më pak i kushtueshëm për publikun amerikan respektivisht përdorimit të forcës.

Edhe pas fillimit të pushtimit, presidenti Biden është shfaqur më shumë i preokupuar për efektet e luftës mbi çmimet e benzinës së konsumatorëve amerikane sesa për fatin e ukrainëve të shkretë nën zjarrin armik. Simptomë e mbylljes autistike në vetëvete të amerikanëve, në këtë fazë historike egoistikisht të përqëndruar tek barku i tyre. Element që e zgjeron hendekun midis statusit gjeopolitik të fuqisë së madhe dhe natyrën institucionale demokratike që i bën Shtetet e Bashkuara një superfuqi anormale në historinë e perandorive hegjemoniste.

Biden është në vështirësi në menaxhimin e çështjeve të brendshme, shqetësim i përhershëm nga menaxhimi i fronteve të jashtme. Koeficenti i tij i miratimit (40.8) pas një viti është më i ulëti i përhershëm me përjashtimin e precedentit të vetëm të Donald Trump. Vetëm 37% e amerikanëve e miraton menaxhimin e tij të politikës së jashtme dhe të raporteve me Rusinë, kundrejt të cilës midis republikanëve regjistrohen për më tepër ndarje, me eksponentët trumpianë të partisë, simpatikë ndaj konservatorizmit nacional – fetar të Putinit (“një gjeni”, sipas Trump), që vazhdojnë ta mbështesin nevojën e një appeasment me Moskën. Për ta bërë Rusinë një kundrapeshë gjeopolitike të Kinës dhe mundësuar Shteteve të Bashkuara ta reduktojë praninë ushtarake në Europë  për ta koncentruar në Indo – Paqësor, ku t’i kontestohen aspiratat për dominim rajonal të Perandorisë së Mesit.

Kufizimi i jashtëm: sfida kineze

Faktikisht, amerikanët frikësohen se mos një krizë luftarake serioze në Europn Lindore mund ‘i devijpj nga Indo – Paqësori, duke e nxitur Kinën ta sulmojë në befasi Tajvanin, në sinkroni me një blic rus në Ukrainë, në mënyrë që t’i impenjojë Shtetet e Bashkuara në dy fronte dhe t’u shtojë dilemat operative. Kina e kupton një frikë të tillë dhe e ushqen duke bërë lojë dy dhe trifishe.

Me rastin e vizitës së Putinit në Pekin për hapjen e Olimpiadës Dimërore 2022, homologu kinez Xi Jinping i ka ofruar për herë të parë mbështetje Moskës në kundërshtimin e saj ndaj zgjerimit të NATO, por në komunikatën e përbashkët finale ka arritur ta fshijë fjalën Ukrainë në ndryshim nga Tajvani, i cituar shprehimisht. Fotografi plastike e çekuilibrit të forcave në raportin bilateral kino – rus në favor të Dragoit.

Menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Republika Popullore dërgonte avionë guajtës dhe avionë rikonjicioni përreth Tajvanit, duke e shtyrë Taipein ta rrisë nivelin e mbikëqyrjes të lëvizjeve ushtarake afër ishullit dhe të aktiviteteve të dizinformimit kineze, për ta kundërshtuar luftën psikologjike kineze të prirur që të demoralizojë popullsinë lokale dhe ta shtrëngojë në ribashkimin paqësor. Ndërsa Uashingtoni dërgonte në Formozë një delegacion me ish funksionarë të lartë të mbrojtjes dhe të sigurisë për të “demonstruar mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për Taivanin”, pas ndërhyrjes së munguar në mbrojtje të Ukrainës.

Por reagimi i Pekinit ndaj një operacioni ushtarak rus në Ukrainë ka rezultuar ambig dhe pjesërisht surprizues. Nga nkëra anë, Kina ka treguar mbështetje politike dhe diplomatike Rusisë, për të cilën ka nevojë t’i impenjojë Shtetet e Bashkuara në dy ekstremitetet e Eurazisë dhe t’i pengojë përqëndrimin parësor në Indo – Paqësor. Nga ana tjetër, pas përzënies së bankave kryesore ruse nga sistemi ndërkombëtar i mesazherisë ndërbankare SWIFT nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve, Pekini nuk ka ofruar mbështetje financiare (më i dobishmi për Rusinë për të shmangur sanksionet).

Kina frikësohet se mos një rreshtim eksplicit i saj në favor të pozicioneve ruse do të shkaktonte dëme reputacionale imazhit të propaganduar nga Partia Komuniste Kineze që e paraqet Republikën Popullore si “aktor të përgjegjshëm” në arenën ndërkombëtare. Pekini nuk synon ta ndjekë Rusinë në dishezën drejt shtetit pariah në nivel global. Veç kësaj, Pekini rrezikon në sanksionet dytësore amerikane (humbje aksesi në sistemin financiar amerikan) dhe do t’i përkeqësonte gjithnjë e më shumë raportet e tij me Perëndimin, sidomos me Europën e cila synon të penetrojë gjeoekonomikisht.

Kështu, nga njëra anë, Kina i ka quajtur “legjitime” “preokupimet” e sigurisë të Rusisë, ka shqiptuar fjalën pushtim për të përshkruar “operacionin ushtarak special” të urdhëruar nga Putini, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e kanë ushqyer me zgjerimin e NATO drejt Lindjes “flakët” e “zjarrit” të ngjitur rusëve dhe ka abstenuar në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në votimin e dënimit të sulmit rus.

Nga ana tjetër, Kina ka theksuar mbështetjen ndaj “sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve”, faktikisht duke ju kundërvënë operacionit ushtarak ruse dhe i ka ftuar Shtetet e Bashkuara të pëmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, të “zgjedin dialogun respektikisht konfrontimin, hapjen respektivisht izolimit dhe integrimin respektivisht mungesës së çiftëzimit”. Jo vetëm dhe jo shumë pasi Pekini ruan marrëdhënie të mira ekonomike me Kievin (në 2020 tregëtia dypalëshe shkonte në 15 miliard dollarë), gur i rëndësishëm hyrjeje në Europë i Rrugëve të Reja të Mëndafshit. Sidomos sepse Kina historikisht ka ruajtur një pozicion zyrtar respektimi për “integritetin territorial” dhe “mosndërhyrjen” në punët e brendshme e shteteve të tjera, përjashto rivendikimet e saj mbi Taivanin “rebel”, mbi ujërat e Detit të Kinës Jugore dhe mbi territoret e kontestuara me Indinë në Himalaje dhe i ka dënuar gjithmonë tendencat separatiste, duke filluar nga ato të brendshme, nga Hong Kongu në Ksiniang.

Edhe një herë akoma, qasja kineze shënon limietet e partneritetit të panatyrshëm kino – rus. Një rreshtim taktik i gjeneruar nga frenimi i dyfishtë i praktikuar nga uperfuqia hegjemone kundrejt dy fuqive të mëdha euroaziatike. Moska dhe Pekini nuk i besojnë njëra tjetrës, tepër afër për të nënshkruar një aleancë strategike.

Pavarësisht kësaj, rreshtimi i thjeshtë i tyre është tashmë i mjaftueshëm sa të prodhojë efekte tektonike në stabilitetin perandorak të Amerikës, duke e impenjuar njëkohësisht në dy fronte dhe duke inaugurar një periudhë të re tensionesh dhe sfidash të rrezikshme ndaj rendit liberal ndërkombëtar në të anët e Ishullit Botë.

Nga ky këndvështrim aktual situata gjeopolitike në Eurazi është e ngjashme me atë të viteve ’30 të shekullit të kaluar, kur dy fuqitë e mëdha revizioniste të epokës, Gjermania naziste në Europë dhe Japonia perandorake në Paqësor, vepruan njëkohësisht në periferitë e Eurazisë për të përmbysur apo modifikuar rendin ndërkombëtar e krijuar nga pasLufta e Parë. Megjithëse duke mos qenë kurrë aleatë të vërtetë, Gjermania dhe Japonia përfituan nga aksionet respektive revizioniste. Siç ka shkruar kohët e fundit Robert Kagan, “progreset e Gjermanisë në Europë i inkurajuan japonezët që të merrnin më shumë rreziqe në Azinë Lindore; Progreset e Japonisë i dhanë Adolf Hitlerit besimin se Shtetet e Bashkuara të hutuara nuk do të rrezikonin një konflikt në dy fronte”.

Problemi i Shteteve të Bashkuara është edhe debati i thjeshtë, i ushqyer nga rreziqet e overstretching strategjik, mbi reduktimin e forcave dhe të aseteve ushtarake në teatra të konsideruara dytësore respektivisht Indo – Paqësorit, rrezikon që t’i hedhë indirekt benzinë mbi zjarr prej afirmimit të aktorëve të tjerë revizionistë në rajone të tjera, si Rusia në Europë, Irani në Lindje të Mesme dhe Koreja e Veriut në Azinë Lindore (mu në mesin e luftës në Ukrainë, Pheniani ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme). Subjekte që e perceptojnë hutimin kinez të amerikanëve si disponueshmëri më të vogël të hegjemonit për të ndërhyrë ushtarakisht në vatra të tjera dhe si rast për të siguruar konçensione nga superfuqia dhe shënuar pikë në favor të përrethësisë së tyre gjeografike.

Kjo situatë, e gjeneruar nga asimetria midis mjeteve në dispozicion (aftësi dhe rezerva ekonomike dhe ushtarake në reduktim), kundërshtarë revizionistë në rritje dhe status superfuqie global që i imponon hegjemonit amerikan një prani planetare, e redukton pushtetin dekurajues dhe levën diplomatike të Shteteve të Bashkuara, jo i mbështetur në sytë e homologëve nga një kërcënim i besueshëm shtrëngues.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply