Raporti i Amnesty International, Këlliçi: Patronazhimi socialist, cënim i të drejtave të njeriut

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ‘Amnesty International’ publikoi së fundmi raportin e saj vjetor për 154 shtetet, mes tyre dhe për Shqipërinë.

Ky raport përsa i përket vendit tonë ishte fokusuar tek skandali i nxjerrjes së të dhënave të 900 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e prillit. Sipas raportit vetëm 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste, për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Reagimi i Këlliçit në Facebook

Patronazhimi socialist, cënim i të drejtave të njeriut

Amnesty International ka publikuar raportin vjetor për 154 shtete, mes tyre dhe Shqipëria.

162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Një tregues i frikshëm i indiferencës qytetare në raport me shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti i tyre por njëkohësisht tregues i mungesës totale të besimit te drejtësia.

Policia e Shtetit ka kryer përgjim masiv të qytetarëve pa autorizimin paraprak të gjykatës. Një akt jokushtetues dhe i pamoralshëm që tregon përdorimin e Policisë së Shtetit nga PS.

Zbuluar del dhe farsa e shëndetësisë shqiptare.

Sipas Avokatit të Popullit, numri i personave të infektuar me Covid-19 ishte shumë më i madh se paketat e trajtimit për të cilat ata mund të rimbursoheshin. Pacientët e diagnostikuar në periudhën mars-nëntor 2020, si dhe ata që rezultuan pozitivë nga institucionet shëndetësore private, nuk kishin të drejtë të rimbursoheshin për mjekimin.

Ky është shteti që i paguajmë taksa! Një grupim i strukturuar kusarie!

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply