Të bashkuar jemi më të fortë në betejën tonë për përmbysjen e regjimit

Nga Agron LOKA
Kryetar i PD, Fushë Krujë

Sot demokratët e Fushë Krujës për të parën herë në histori më rikonfirmuan si Kryetar të PD në procesin e zgjedhjes nga anëtarësia, me një anëtar një votë.

Besimi që ata më dhanë sot është një vlerësim, por edhe një përgjegjësi për sfidat politike që na presin për ta kthyer PD në një forcë fituese.

Gjatë këtyre muajve kemi përjetuar një nga situatat më të vështira që ka pasur PD që nga dita e krijimit dhe ka qenë vendosmeria e të gjithë demokratëve që bëri që PD të mbrojë vlerat e lirisë dhe opozitarizmit.

Është kënaqësi të shikoja në procesin e votimit bashkimin e të gjithë demokratëve duke respektuar diversitetin në qëndrimet politike të secilit.

Tani, të bashkuar jemi më të fortë dhe të vendosur në betejën tonë për përmbysjen e regjimit më të korruptuar në Europë.

Mirënjohje të gjithë atyre që më besuan dhe kujtdo që u bë pjesë e këtij procesi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply