Kryemadhi: Shqipëria është në rrezik! Rama vegël qorre e grupeve anti-shqiptare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në fjalën e saj nga sheshi i protestës së opozitës para Kryeministrisë, foli me fole të ashpra ndaj Edi Ramës. 

Me flamurin kombëtar në dorë, Kryemadhi tha se Rama shiti Kosovën dhe tashmë po shet edhe Shqipërinë, duke u shndërruar në vegël qorre të antishqiptarëve.

“Kjo është Tirana e bukur të cilën Erion Veliaj e ka errësuar, por është ndriçuar shpresa e qytetarëve të Tiranës, shpresa e fëmijëve të shqiptarëve, shpresa e shqiptarëve nga Amerika në Australi. Mirëmbrëma motra e vëllezër, mirëmbrëma gra e vajza të Shqipërisë. Mirëmbrëma edhe ju policë të nderuar të cilët sot jeni njerëzit më pak të paguar, sepse paga zvogëlohet çdo ditë sepse paratë tuaja shkojnë në llogaritë e inceneratorëve të Erion Veliajt. Dhe Edi Rama pronari i inceneratorëve, me avokatin e tij Erion Veliaj paratë tuaja i fusin në xhepin e tyre dhe ju, ju nxjerrin të pëballeni me familjarët tuaj.

Ju, sot më shumë se kurrë jeni ata që na jepni më shumë forcë, për ta përballur këtë situatë më shumë se kurrë, sepse edhe ju vuani siç vuajna ata që iu prishin shtëpitë në Unazën e Re, lagjen 5 maji, në Kombinat dhe kudo. Prandaj sot, në këtë takim të jashtëzakonshëm, në këtë miting madhështor ne sot më shumë se kurrë mesazhin e fortë se i vetmi flamur partie është flamuri ynë shqiptar.

Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve të cilët dhanë jetën për SHqipërinë, ka gjakun e mijëra shqiptarëve që u betuan për Shqipërinë. Ky flamur sot është motivi ynë më i madh për Shqipërinë Europiane, për Shqipërinë e Rilindasve, për Shqipërinë e luftëtarëve që luftuan për Shqipërinë e vërtetë dhe të lirë. Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe sepse këtë flamur Edi Rama me Open Balkan, me tjetërsimin e Shqipërisë kërkon ta çnderojë. Dhe misioni ynë më i madh është të valëvisim fort flamurin tonë duke kthyer djemtë dhe vajzat në Shqipëri, duke kthyer trurin që ka ikur duke e larguar Edi Rama nga Shqipëria.

Miq, sot më shumë se kurrë ky Bulevard është mbushur. Sot më shumë se kurrë ky Bulevard po jep edhe njëherë shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë detyrë e opozitës është të mos i zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë. Të mblidhemi të tërë për të shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë, jo sepse Edi Rama është kryeministër, por sepse Edi Ramës është vegël qorre e grupeve shqiptare. Sepse Edi Rama siç shiti Kosovën, ashtu po shet edhe Shqipërinë tonë”, u shpreh Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply