Kurrë më Erion Veliaj!

Nga Redin HAFIZI

Jam takuar me Erion Veliaj ne mbremjen qe ai organizoi ne Grand Rapids per t’u kthyer ne Shqiperi. Ka studiuar ne Amerike dhe si student ka zgjedhur rrugen e aktivistit e jo te nje studenti ekselent. Ne fillim mendoja se e kishte nga pamundesia, pasi jeta e nje studenti nuk eshte e thjeshte, por jo. Veliaj ishte thjesht nje mashtrues dhe manipulator i lindur. Kete e ka treguar ne jeten e tij ne politike ku gjithnje e kane mbajtur ne preher dhe kurre nuk ka qene individi i forte dhe parimor. Per kete ai me i keq se kushdo tjeter ne politiken e se ardhmes. Per Veliajn nuk ka rendesi e verteta, por Shqiptaret duhet te jene te lumtur edhe kur vriten ne pune, duhet te besojne ne drejtesi edhe kur vriten dhe gjithashtu per Veliajn duhet qe Shqiptaret te besojne edhe kur mashtrohen. Ky eshte ish antiglobalisti sot globalist. Ky eshte protestuesi i korrupsionit te djeshem dhe i korruptuari i sotshem. Kete ia kerkoi mentori i tij Edi Rama dhe kush kerkon permbysje te regjimit fillon me Bashkine e Tiranes. Kurre Erion Veliaj!

Ne vitin 2002 Erion Veliaj kthehet ne Shqiperi me nje financim prej 1 milion dollare te qeverrise Hollandeze. Perse? Cfare qarqesh e kerkonin kete? Jane vetem qarqe nderkombetare qe kishin kuptuar se Veliaj ishte nje individ pa personalitet dhe mund te beje dhe thote gjithcka vetem per dukje, paraqitje individuale dhe nuk mbeshtetet ne parime. Ai nuk ka punuar asnje dite ne jeten e tij nje pune te vertete ku individet fitojne ne biznes qe nuk ka lidhje me mashtrues ose politikane. Veliaj nuk e njeh se si nje qytetar mbeshtet familjen, pasi qe ne fillim ai si parazit i lindur ka jetuar vetem ne kurriz te taksapaguesve ne Shqiperi e jashte Shqiperise.

Ky eshte fakt dhe kushdo mund t’a sfidoje Veliajn per te treguar nje pagese qe nuk vjen nga taksapagues duke nisur me 1 milion dollaret qe Veliaj u kthye per t’i shperndare ne Shqiperi. Te jesh mashtrues nuk eshte aftesi, por mungese karakteri dhe Veliaj u kthye si i tille. Financimi u garantua nga nje nderhyrje e fondacionit Soros qe Veliaj te ngjitej si ciban ne politiken Shqiptare. Madje emri i organizates marksiste qe po sillte Veliaj ne Shqiperi ishte marre nga disa komente te publikuara ne mediat online ku tema ishte e ashper dhe titullohej “MJAFT”. Pra mjaft me ate qe po ndodhte ku Shqiperia ishte kthyer ne nje vend tmerresisht te korruptuar dhe partia ku Veliaj sot militon e kishte kthyer vendin ne Kolumbi te Europes. Shqiperia ishte kthyer ne simbolin e zarfeve me para dhe me plumba. Protestat ishin te fuqishme sidomos edhe brenda maxhorances socialiste. Fundi i nje pushteti qe erdhi me dhunen e armeve ishte i vendosur, ishte nje parti e kalbur qe vinte nga 1941. Nderkohe Rama, nje tjeter Veliaj por me i lidhur dhe me i rritur kishte nisur luften per pushtet.

Ka qene greva qesharake ne cadrat perballe kryeministrise qe Rames i dha mbeshtetjen definitive nga Soros kur me kenge revolucionare ne Anglisht Veliaj futej ne cader dhe menjehere grupi i “Mjaft” zune qoshen e tyre te banjove portatile por qe u vendos te ishin unisex. Kjo ishte e reja qe sollen ne cader dhe kete e deklaronin ne cdo faqe fb duke kerkuar mbeshtetje, por refuzimi ishte masiv.

Per Veliajn ky ishte revolucion dhe garantoi financime qe do e mbeshtesnin ne protesta, por sic e ka deklaruar edhe vete i dha edhe ngritjen e tij ne politike. Mentori i tij Edi Rama i kerkoi qe ne vend se te protestonte mund te bente ndonje gje duke u bashkuar me skuadren e Rames, skuadren e njerezve pa personalitet dhe integritet. Kjo ishte oferta qe i vjen per shtat vetem nje individi te lindur si Erion Veliaj. Ky ishte talenti qe Rama gjeti per te zevendesuar Lulzim Bashen, pasi ky kishte mundur Ramen ne garen e bashkise dhe njeriu qe mendonte se do mundte Ramen qe Veliaj te kthehej ne pushtet si kryeminister me bekimin e George Soros. Jo! Shpresoj se Shqiptaret jane vjedhur shume dhe jane mashtruar shume, por nuk mund te tregohen si te lumtur neper media se jane te vjedhur dhe te mashtruar. Veliaj kerkon qe te marre flamurin e lumturise se Shqiptareve pse jane vjedhur apo mashtruar nese behet nga partia qe mbeshtesin. Jo, kurre me Veliaj ne Tirane e ne gjithe Shqiperine.

About Redaksia

Check Also

Rama hedh në erë ERE-n

Nga Luçiano BOÇI I trembur nga reagimi qytetar, Rama ka deklaruar mosaplikimin e çmimit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published.