Berisha: Gledis Nano u largua nga Rama-Çuçi-Balluku si “agjent i imperializmit amerikan”

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbardhur një tjetër skenar për shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai tha se, Gledis Nano u largua nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku si ‘agjent imperialist amerikan’.

Berisha tha se, Gledis Nano në krye te Policisë ka hetuar çështjen e call centerave, ku pas kësaj çështje qëndronte Olsi Rama.

“Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ.

Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm,7 por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kriminale.

Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme.

Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti, doli jahti me vela plot drogë.

Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali.

Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni.

Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Edi Ramës. Është një hetim gjerman në dijeninë time.
Këto tre çështje.

Së fundmi, siç është fjala: “Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.