Protesta, pedagogët: Do shkojmë përballë kryeministrisë, ndoshta Rama nuk na dëgjon këtu

Kryetari i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh sot se, pedagogët mund të mund të shkojnë përpara kryeministrisë, se ndoshta nga këtu nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

“Të merren hapa për të shqyrtuar kërkesat tona. Të merren hapa për realizimin e kërkesave tona. Ka shumë mundësi që ta bëjmë me dinamikë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një larmi protestash, në mënyrë që kryeministri të gjejë një zgjidhje. Ka nga më të ndryshmet, mund të shkojmë përpara kryeministrisë, se ndoshta nga këtu nuk na dëgjon, ndoshta atje jemi më afër. Deri tani sindikata ka mbajtur pozicionimin që të jemi afër universiteteve por mund të jemi dhe pranë kryeministrisë”, u shpreh Kovaçi.

Prej 3 javësh, pedagogët e Tiranës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik. Në protestat e tyre, ata kërkuan nga Qeveria një takim për të rënë dakord për rritje pagash. Ata kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply