Berisha i prerë: Ata që mendojnë se mund t’i marrin flamurin PD i kanë shpallur luftë PD

Kryetari i PD, Berisha tha në studion e gazetarit Xhafa se qendrimi i Alibeajt është qendrim kundër demokracisë dhe se veprimi i tij i fundit është akt talebanesk dhe terrorist ndaj Partisë Demokratike.

“Të marrësh flamurin e një partie ti mban qëndrimin më talebanesk terrorist ndaj kësaj partie. Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD i kanë shpallur luftë PD-së.”, tha Berisha Në studion e “Log”.

Teksa pyetet nga opinionisti Neritan Alibali se si nuk arriti të bashkojë gjysmën tjetër të PD-së, Berisha tha se kjo përçarja me Alibeajn nuk është dështim.

Pjesë nga diskutimi

Alibali: Ju keni krijuara koalicionet më të mëdha në Shqipëri, keni bashkuar parti të majta me të djathta, si nuk bashkuat dot gjysmën tjetër?

Berisha: Në pamje të parë është ajo që thoni ju, një dështim i parashikuar, për mua nuk është i tillë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Erion hajduti, dil nga bashkia! Mos mbill sherr, jep dorëheqjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj …

Leave a Reply