Emri i Ballës del sërish në përgjimet e bandave: Taulanti po mundohet për të marrë firmat

Këto ditë, opinioni publik është njohur me disa akuza të rënda në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai është akuzuar hapur në Gjykatën e Posaçme nga Ardian Çapja se qëndron pas vrasjeve në Elbasan, madje se mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra. Ndërkohë SYRI publikoi të dhëna se si janë asgjësuar në mënyrë skandaloze këto përgjime.

Edhe më herët ka pasur akuza se Balla ka lidhje me bandat në zonën e Elbasanit e deri në Lushnje.

Por disa përgjime të siguruara nga SYRI, sugjerojnë se ai ka lidhje edhe me banda të tjera, në pjesën veriore të Shqipërisë. Në përgjimet e bandës së Bajrëve, të bëra nga SPAK, del sërish emri i politikanit Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën.

Ndërkohë, për bandën e Bajrëve ka pasur përgjime të shumta të bëra edhe disa vite më parë. Këto përgjime i kaluan si dosje te SPAK, i cili nuk ka guxuar të hetojë për këtë çështje. Kujtojmë se në vitin 2018, pati deklarata nga opozita se nëse dalin përgjimet e Bajrëve, do ketë perla, pasi aty ka mesazhe me politikanë të lartë, ministra apo shefa policie.

Ajo që u merr përsipër Taulanti duket se ka lidhje me një kalim ligji. Gjatë bisedës, flitet për lojëra fati dhe se si Taulanti do ia kryejë këtë çështje.

BISEDA

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se…

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë… me atë ‘Maematikun’…

008: Me…

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba…

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.