“Shtetet e Bashkuara e kanë sulmuar North Stream”

Fituesi i Çmimit Pulitzer Seymour Hersh rrëfen për Jacobin Magazine skupin e tij lidhur me misionin sekret të urdhëruar nga Biden për të dëmtuar gazsjellësin që nga Rusia të çon në Gjermani dhe ta lërë në të ftohtë Europën.

Më 26 shtator 2022, në Detin Balltik, gazsjellësi North Stream nga Rusia në Gjermani është shkatërruar në pjesën më të madhe nga shpërthime të ndryshme. Javën e kaluar, gazetari investigativ i shumëvlerësuar Seymour Hersh ka botuar një artikull të bazuar mbi informacione të ardhura nga një burim i vetëm anonim, ku theksohet se janë përgjegjës administrata Biden dhe CIA. Hersh e ka fituar Çmimin Pulitzer më 1970 për rolin që ka pasur në rrëfimin e historisë së masakrës së My Lai, ku ushtarët amerikanë vranë nga 300 deri në 500 civilë të çarmatosur. Ka pranuar të flasë me Fabian Scheidler e Jacobin Magazine për akuzat e ndodhura në artikullin e fundit dhe për influencën që CIA dhe shtabi i sigurisë kombëtare kanë mbi politikën e jashtme amerikane.

Ju lutem, na i shpjegoni në detaje zbulimet tuaja. Çfarë ka ndodhur saktësisht sipas burimit tuaj, kush është përfshirë dhe me çfarë motivacionesh?

Jam kufizuar të shpjegoj të natyrshmen. Ishte një histori që kërkonte vetëm të tregohej. Në fundin e shtatorit të 2022, 8 bomba duhej të shpërthenin; 6 kanë përfunduar nën ujë afër ishullit Bornholm në Detin Balltik, në zonën ku uji është i cekët. Kanë shkatërruar 3 nga 4 naftësjellësit kryesorë të Nord Stream 1 dhe 2. Nord Stream 1 furnizon gaz të djegshëm [Gjermanisë] prej shumë vitesh me çmime shumë të ulëta dhe më pas naftësjellësit janë hedhur në erë: pyetja ishte pse dhe kush e ka bërë. Më 7 shkurt 2022, në pritje të luftës në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka theksuar se mund të ndalej Nord Stream.

Shprehja e saktë e Joe Biden ishte: «Në rast se Rusia pushton, nuk do të ketë më një Nord Stream 2, do t’i japim fund gjithçkaje». Dhe kur një gazetar e ka pyetur se çfrak synonte të bënte saktësisht, duke qenë se projekti ishte nën kontrollin e Gjermanisë, Biden është kufizuar të thotë: «Premtoj se do ta bëjmë».

Nënsekretarja e Shtetit e tij, Victoria Nuland, që ka qenë thellësisht e përfshirë në atë që e quajnë Revolucioni i Maidanit në 2014, ka përdorur një gjuhë të ngjashme disa javë më parë.

Thoni se vendimi për ta sulmuar gazsjellësin është marrë edhe më përpara nga presidenti Biden. E ekspozoni historinë qysh nga fillimi, kronologjikisht nga dhjetori i 2021, kur Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan, sipas artikullit tuaj, ka thirrur një mbledhje të task forcës së saporformuar nga krerët e shefave të bashkuar të shtabit, CIA, Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit. Shkruani: «Sullivan synonte që grupi të përpunonte një plan për shkatërrimin e dy naftësjellësve Nord Stream».

Në fillim, kjo task forcë ishte mbledhur në dhjetor për ta studiuar problemin. Kanë paraqitur CIA dhe pjesën tjetër; po takoheshin në një zyrë shumë sekrete. Pikërisht përkrah Shtëpisë së Bardhë, ka një ndërtesë të quajtur Executive Office Building. Është e lidhur nëntokë nëpërmjet një tuneli. Në majë është një seli takimi për një grup sekret, një grup i jashtëm këshilltarësh i quajtur President’s Intelligence Advisory Board. Kam folur vetëm për t’u bërë të ditur njerëzve të Shtëpisë së Bardhë se di diçka.

Takimi është mbledhur për ta studiuar problemin: çfarë do të bëjmë nëse Rusia do të futet në luftë? Jemi 3 muaj më parë, përpara Krishtlindjeve të 2022. Ishte një grup me nivel të lartë; ka mundësi që kishte një emër ndryshëm, e kam quajtur «interagency group», nuk ia di emrin formal, nëse ka një të tillë. Qenë CIA dhe National Security Agency, që kontrollojnë dhe interceptojnë komunikimet; Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit, që financon dhe ka mundësi disa grupe të tjera të përfshirë. Edhe krerët e shtabit të përgjithshëm kishin një përfaqësi. Kishin misionin e dhënies së rekomandimeve mbi atë që duhej bërë për ta frenuar Rusinë, masa reversibël, si më shumë sanksione dhe presione ekonomike, apo ireversibël, ndërhyrje direkte, gjëra që shpërthejnë, për shembull. Nuk dua të flas për një takim në veçanti pasi më duhet ta mbroj burimin tim. Nuk e di sesa njerëz qenë në mbledhje, e kupton se çfarë kam parasysh?

Në artikull keni shkruar se në fillimin e 2022 grupi i punës i CIA i ka referuar interagency group të Sullivan dhe ka thënë: «Kemi një mënyrë për t’i hedhur në erë naftësjellësit».

E kishin. Qenë njerëz aty që e njihnin atë që në Shtetet e Bashkuara e quajmë «luftë kundër minave». Në Marinën e Shteteve të Bashkuara ka grupe që merren me nëndetëset – është edhe një komandë e inxhinierisë bërthamore – dhe një komandë minerare. Nxjerrja nëntokësore është shumë e rëndësishme dhe kemi minatorë të kualifikuar. Ka mundësi që posti më i rëndësishmëm për stërvitjen e minatorëve është në këtë lokalitet të vogël turistik të quajtur Panama City në mesin e hiçit në Florida. Formojmë njerëz shumë të zot dhe i përdorim. Minatorët janë shumë të rëndësishëm. Të hapet çdo e çarë; mund t’i hedhim në erë gjërat. Nëse nuk u pëlqejnë naftësjellësit nëndet të një vendi të caktuar, mund t’i hedhim në erë. Nuk janë gjithmonë gjëra të mira, por janë shumë të rezervuar. Për grupin e Shtëpisë së Bardhë ishte e qartë se mund të bëhej duke hedhur në erë gazsjellësit. Ka një eksploziv të quajtur C-4, që është jashtëzakonisht i fuqishëm, shkatërrues i fortë me sasinë e që e përdorin. Mund t’i kontrollosh dhe menaxhosh në largësi me dispozitivë zanorë nënujorë. Dërgojnë sinjaëe me frekuencë shumë të ulët.

Kështu që ka qenë e mundur dhe ia kanë thënë Shtëpisë së Bardhë në fillim të janarit, pasi 2 apo 3 javë më pas nënsekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka thënë se mund ta bëjmë. Mendoj se ka qenë më 20 janar, pastaj edhe presidenti, me Olaf Scholz, ka thënë me 7 shkurt se mund ta bëjmë. Scholz nuk ka thënë asgjë specifike; ishte i vagullt, ama një pyetje që do t’i bëja Scholz, nëse do të ndodhesha në një seance pyetjesh parlamentare, është kjo: të ka folur presidenti Biden? Të ka thënë në atë moment pse ishte aq i sigurtë se mund ta hidhte në erë? Nuk e kishim ende një plan, por e dinim se mund ta bënim.

Çfarë roli ka pasur Norvegjia në operacion?

Shiko, Norvegjia është një komb i madh marinarësh dhe ka energji nëntokësore. Veç kësaj, janë shumë në ankth të rrisin sasinë e gazit natyral për t’ia shitur Europës Perëndimore e Gjermanisë dhe e kanë bërë, kanë rritur eksportet e tyre. Pra, për motive ekonomike, pse të mos i bashkoheshin Shteteve të Bashkuara? Ushqejnë urrejtje të fortë karshi Rusisë.

Në artikullin tuaj shkruani se shërbimet sekrete dhe marina norvegjeze qenë të përfshira dhe thoni se Suedia dhe Danimarka kanë qenë të informuara, por nuk ju është thënë e gjitha atyre.

Mënyra që më është përcjellë është: nëse nuk ia kemi thënë, nuk kishim nevojë t’ia thonim. Me fjal të tjera, po bëje atë që duhej bërë dhe ata e dinin se çfarë po bëhej dhe e kuptonin se çfarë po ndodhte, por ndoshta askush nuk ka thënë kurrë po. Kam punuar shumë për këtë problem me njerëzit me të cilët po flisja. Linja batë është se për ta bërë këtë mision norvegjezët u është dashur të gjenin vendin e duhur. Zhytësit që stërviteshin në Panama City mund të shkonin deri në 100 metra nën ujë pa një bombolë të rëndë, vetëm një përzierje oksigjeni, azoti dhe heliumi. Norvegjezët na kanë gjetur një vend në afërsitë e ishullit Bornholm në Detin Balltik, i thellë vetëm 260 këmbë, në mënyrë që të mund të vepronin. Do të duhej të ktheheshin me lehtësi. Ishte një kamerë dekompresioni dhe kemi përdorur gjuetarin e nëndetëseve norvegjeze. Për 4 gazjsellësit janë përdorur vetëm 2 zhytës.

Një problem ishte si të trajtoheshin me njerëzit që kontrollojnë Detin Balltik. Është monitoruar me shumë kujdes dhe ka pasur shumë informacione të disponueshme me sa duket, kështu që jemi marrë me këtë; kishte 3 apo 4 njerëz që merreshin me këtë dhe ajo që kemi bërë është vërtet e thjeshtë. Prej 21 vitesh, çdo verë Flota e VI e Marinës tonë, që ka kontrolluar Mesdheun, por edhe Detin Balltik, zhvillon manovra për marinën të NATO në Detin Balltik (BALTOPS) dhe dërguam në xhiro një aeroplanmbajtëse apo anije të mëdha. Është një gjë shumë eksplicite. Rusët sigurisht që e dinin. Kemi bërë publicitet dhe në këtë, për herë të parë në histori, operacioni i NATO në Detin Balltik ka pasur një program të ri. Do të bënte një manovër në hedhjen dhe gjetjen e minave për 10 apo 12 ditë. Vende të ndryshme kanë dërguar skuadra minatorësh, një grup do ta braktiste minierën dhe një grup tjetër minerar i vendit të tyre do të shkonte ta gjente dhe do ta hidhte në erë. Kështë që ke pasur një periudhë ku gjërat kanë shpërthyer dhe në këtë periudhë noervegjezët kanë mundur të rikuperojnë zhytësit. Dy naftësjellësit shkojnë në rreth 1 milje largësi; janë pak nëntokë, por nuk janë të vështirë për t’u arritur dhe qenë stërvitur për këtë. Nuk janë dashur më shumë se pak orë për t’i vendosur bombat.

Kjo ka ndodhur në qershorin e 2022?

Po, e kanë bërë nja dhjetë ditë në qershor, në përfundimin e manovrave, por në minutën e fundit Shtëpia e Bardhë është nervozuar. Presidenti ka thënë se kishte frikë ta bënte. Ka ndryshuar ide dhe u ka thënë urdhërin se donte të drejtën e bombardimit në çdo monent, t’i shpërthente bombat në çdo moment në largësi prej nesh. E bëri me një zanor normal, i ndërtuar nga Raytheon. Fluturo dhe lejo të bjerë një cilindër. Dërgon një sinjal me frekuencë të ulët: duket tingulli i një flauti, mund ta krijosh frekuenca të ndryshme, por preokupimi ishte se njëra prej bombave, nëse lihej shumë gjatë në ujë, nuk do të funksionone dhe dy nuk e bënë: kishin vetëm 3 nga 4 gazsjellës. Pra ishte paniku brenda grupit për të gjetur mjetet e duhura dhe në realitet duhej t’i drejtoheshm agjencive të tjera të inteligjencës për të cilat nuk kam shkruar.

Atëhere çfarë ka ndodhur? E kanë pozicionuar, kanë gjetur një mënyrë për ta kontrolluar nga larg…

Joe Biden ka vendosur ta hedhë në erë. Ishte fillimi i qershorit, 5 muaj pas fillimit të luftës, por më pas, në shtator, vendosi ta bëjë. Po ju them diçka. Njerëzit operativë, njerëzit që bëjnë aksionet ushtarake për Shtetet e Bashkuara, bëjnë atë që thotë presidenti dhe fillimisht mendonin se ishte një armë e dobishme që mund të përdorte në negociata, por në në pikë të caktuar, menjëherë sapo rusët kanë hyrë dhe më pas operacioni është përfunduar, është bërë gjithnjë e më e urryer për njerëzit që e kanë bërë. Janë të mirëstërvitur, janë në nivelin më të lartë të agjencive të inteligjencës sekrete. Kanë ndryshuar ide mbi projektin. Mendonin se ishte një gjë e çmendur që duhej bërë dhe në harkun e një jave apo tre ose katër ditëve pas bombardimit, pasi kanë bërë atë që ju ishte urdhëruar, kishte shumë zemërim dhe armiqësi. Kjo pasqyrohet natyrshëm në faktin që po kam shumë informacione lidhur me problemin. Do t’ju them edhe diçka tjetër. Njerëzit në Amerikë e në Europë që ndërtojnë naftësjellës e dinë se çfarë ka ndodhur. Po ju them një gjë të rëndësishme. Njerëzit që posedojnë kompani që ndërtojnë naftësjellës e dinë historinë. Nuk e kam pasur historinë prej tyre, por e kam ditur menjëherë se e dinë.

Le të kthehemi në situatën e qershorit të vitit të kaluar. Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e bëjë gjënë direkt dhe e ka shtyrë. Atëhere pse e kanë bërë në shtator?

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ka thënë pak ditë pas shpërthimit të naftësjellësit në një konferencë shtypi se Vladimir Putinit i është hequr forca e madhe ekonomike dhe thuajse ushtarake. Kam thënë se bëhej fjalë për një mundësi të madhe, pasi Rusia nuk mund t’i armatoste më naftësjellësit, gjë që nënkupton se nuk ishte në gjendje ta deytronte Europën Perëndimore për ta mos i mbështetur Shtetet e Bashkuara në luftë. Frika ishte se Europa Perëndimore nuk do të merrej më me këtë luftë. Mendoj se motivi që vendosën ta bëjnë atëhere ishte se lufta nuk po shkonte mirë për Perëndimin dhe kishin frikë nga ardhja e dimrit. Nord Stream 2 ishte sanksionuar nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara frikësoheshin se mos Gjermania do t’i hiqte sanksionet për shkak të një dimri të vështirë.

Sipas teje, duke parë prapaskenën, cilat kanë qenë motivacionet? Qeveria e Shteteve të Bashkuara i është kundërvënë gazsjellësit për shumë arësye. Disa thonë se qenë kundër pasi donin të dobësonin Rusinë, të dobësojë lidhjet midis Rusisë dhe Europës Perëndimore, Gjermaninë në veçanti, por ndoshta edhe për ta dobësuar ekonominë gjermane, që në fund të fundit është një konkurrente e ekonomisë amerikane. Me çmimet e larta të gazit, bizneset kanë filluar të transferohen në Shtetet e Bashkuara. Atëhere, cila është ideja juaj për motivacionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nëse e kanë hedhur në erë gazsjellësin?

Nuk besoj se e kanë menduar. E di se është gjë e çuditshme. Nuk besoj se Blinken dhe disa të tjerë në administratë janë mendimtarë të thellë. Sigurisht që ka persona në ekonominë amerikane të tërhequr nga se jemi më konkurrues. Le të shohim GNL, gazin e lëngët, me fitime jashtëzakonisht të larta; po bëjmë një mal me para. Jam i sigurtë se disa njerëz mendonin se kjo do të ishte një shtytje afatgjatë për ekonominë amerikane. Por në këtë Shtëpi të Bardhë, mendoj se obsesioni ishte gjithmonë rizgjedhja dhe donin ta fitonin luftën, donin të siguronin një fitore, donin që Ukraina në një farë mënyre të fitonte në mënyrë magjike. Mund të ketë disa njerëz që mendojnë se do të kishte qenë më mirë për ekonominë tonë nëse ekonomia gjermane të ishte e dobët, por ky është një mendim i çmendur. Në telb, mendoj se kanë dhënë një goditje mbi diçka që nuk do të funksionojë. Luta nuk do të përfundojë mirë për këtë qeveri.

Si mendoni se do të përfundojë kjo luftë?

Nuk ka rëndësi ajo që mendoj. Ajo që di është se nuk është e mundur që kjo luftë të përfundojë siç duam dhe nuk e di se çfarë do të bëjmë duke ecur përpara. Do të më frikësonte fakti do të ishte i gatshëm ta bënte. Njerëzit që e kanë bërë këtë mision besonin se presidenti ta kuëtonte atë që po bënte populli gjerman, që po e ndëshkonte për një luftë që nuk ecte mirë. Në terma afatgjatë, kjo do të ishte shumë e dëmshme jo vetëm për reputacionin e presidentit, por edhe politikisht. Do të jetë një stigmë për Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë që mendonte se kishte një kartë humbëse: Gjermania dhe Europa Perëndimore mund të pushojë së furnizuari armë që duam dhe kancelarit gjerman mund ta riaktivizojë gazsjellësin, kjo ka qenë gjithmonë frika. Do të doja t’i bëja shumë pyetje kancelarit Scholz. Do ta pyesja se çfarë ka mësuar në shkurt kur ishte me presidentin. Operacioni ishte një sekret i madh dhe presidenti nuk do të duhej të fliste me askënd për këtë mundësi, por ai flet, thotë gjëra që nuk duhet ti thotë.

Historia juaj është përcjellë nga mediat perëndimore me një moderim dhe kritikë të caktuar. Disa e kanë sulmuar reputacionin tuaj ose kanë thënë se ke vetëm një burim anonim dhe kjo nuk është e besueshme.

Si mund të flas për një burim? Kam shkruar shumë historitë të bazuar mbi histori anonime. Nëse do të jepja emrin e ndonjërit, do të pushoheshin nga puna ose, më keq, të burgoseshin. Ligji është shumë i rreptë. Nuk kam ekspozuar kurrë askënd dhe natyrisht kur shkruaj them, siç kam bërë këtu: është një burim, pikë dhe në vitet historitë që kam shkruar janë pranuar gjithmonë. Kam përdorur për këtë artikull të njëjtin kalibër e fact-checker të aftë që kanë punuar me mua tek New Yorker. Natyrisht, ka shumë mënyra për të verifikuar informacionet e rezervuara që kam marrë dhe, e dini, në sulm personal ndaj meje nuk arrin të fitojë. Problemi është se Biden ka zgjedhur ta lërë Gjermaninë në të ftohtë atë dimër. Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të preferonte ta shihte Gjermaninë në të ftohtë [për shkak të mungesës së energjisë] më shumë sesa Gjermania që ndoshta nuk e mbështet luftën në Ukrainë dhe kjo, për mua, do të jetë një gjë shkatërrimtare për këtë Shtëpinë e Bardhë. Për mua dhe mendoj edhe për njerëzit që e kanë zhvilluar misionin është e frikshme.

Problemi është edhe se mund të perceptohet si një akt lufte jo vetëm kundër Rusisë, por edhe kundër aleatëve perëndimorë, sidomos Gjermanisë.

Le të qëndrojmë tek gjërat e thjeshta. Mund t’ju them se njerëzit e përfshirë në operacion kanë parë presidentin të zgjedhë që të lerë në të ftohtë Gjermaninë për objektivat e tij politikë afatshkurtër dhe kjo i ka tmerruar. Po flas për amerikanë që janë thelbësisht besnikë ndaj Shteteve të Bashkuara. Në CIA, sip e kam shkruar në artikullin tim, punojnë për Kurorën, nuk punojnë për kushtetutën. Virtyti i vetëm i CIA është se një president, që nuk arrin ta kalojë axhendën e tij në Kongres dhe askush nuk e dëgjon, mund të bëjë një shëtitje në oborrin e prapmë e Rose Garden të Shtëpisë së Bardhë me drejtorin e CIA dhe dikush mund t’i bëjë keq në 8000 kilometra largësi. Kjo ka qenë gjithmonë pika e forcës e CIA, që më krijon probleme, por edhe ai komunitet është tronditur nga fakti që ka zgjedhur ta lërë në të ftohtë Europën në mbështetje të një lufte që nuk do ta fitojë dhe kjo, për mua, është mizore.

Në artikullin tuaj keni shkruar se planifikimi i sulmit nuk i është referuar Kongresit, siç është e nevojshme me operacionet e tjera sekrete.

Veç kësaj, nuk ju është sinjalizuar shumë niveleve të ushtrisë, kishte persona të tjerë në institucione të tjera që do të donin të dinin, por nuk janë informuar. Operacioni ishte shumë sekret.

Ka pasur disa kritika ndaj artikullit tuaj nga ana e njerëzve të impenjuar në vlerësimin e intelligence open source (OSINT) mbi anije dhe aeroplanë në rajonin e Detit Balltik, që pohojnë se asnjë aeroplan norvegjez nuk është zbuluar direkt në pikën e shpërthimeve të 26 shtatorit apo ditë më parë.

Çdo operacion sekret merr në konsideratë OSINT dhe e xhiron probëlemin. Siç e kam thënë, qenë njerëz në mision që merreshin me këtë problem.

Çfarë roli ka kurajoja në profesionin tuaj?

Çfarë ka kurajoze në thënien e së vërtetës? Detyra jonë është të mos kemi frikë. Nganjëherë bëhet e shëmtuar. Ka pasur momente në jetën time ku… e dini, nuk flas. Kërcënimet nuk u bëhen njerëzve si unë; u janë bërë fëmijëve të njerëzve si unë. Kanë qenë gjëra të tmerrshme, por nuk e vret mendjen, nuk mundesh, duhet të bësh vetëm atë që bën.

(Seymour Hersh është një gazetar investigativ amerikan fitues i Çmimit Pulitzer)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply