Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, qeveria ndryshoi rezultatet e zgjedhjeve ku blihej vota me 300 euro. Ai tha se, përkundrejt kësaj stuhie të hapur për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm.
“Unë po flas qartë se kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit.
Kemi të bëjmë me një proces ku qytetarët shqiptarë nuk votuan të lirë.
Mbi bazën e saj, PD dhe koalicioni do marrë të gjitha vendimet.
Nuk mundet populli opozitar, një gjë u faktua, siç e patë. Përkundrejt kësaj stuhie të hapur për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm.
Qëndroi dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në çdo përpjekje për ta asgjësuar atë, përveçse ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve kur blihej vota me 300 euro, kur operatori në votimin elektronik votonte për zgjedhësit, shoqëronte zgjedhësit, etj.
Këto i kemi të gjitha të dokumentuara”, tha Berisha.
Check Also
15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …