KLSH: 600 gra të rrezikuara dhe mbi 200 paciente të patrajtuar tek Onkologjiku, pajisjet nuk funksionojnë

Në raportin përfundimtar të Auditimit të Performancës “Trajtimi i sëmundjeve tumorale”, janë vënë re disa prej shkeljeve që lidhen me mosfunksionimin e pajisjeve, në spitalin Onkologjik, në Tiranë.

Sipas raportit e auditit të KLSH të siguruar nga BalkanWeb, rezulton se në Spitalin Onkologjik nuk është funksionale pajisja mjekësore e Brakiterapi (Kyriterapi), gjë e cila ka shkaktuar mos trajtimin për 600 gra paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, fakt ky që përbën një rrezik për shëndetin e tyre.

Gjithashtu në raport bëhet me dije se mos vendosja në funksion e aparatit të Ortovoltazhit, nga Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për mungesë të ambienteve ka sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve me radioterapi që vuajnë nga tumoret e lëkurës. (Melanoma).

“Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, “Nënë Tereza” nuk ka arritur në kohë për sigurimin e elementëve “Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike) duke mos ofruar shërbim për 250 pacientë me shërbim radioterapi në Spitalin Onkologjik.

Në spital mungon sistemi i kondicionimit, dhomat e pacientëve të katit të lll kanë prani të lagështirës si edhe kati nëntokë i godinës se është jofunksional i cili aktualisht shërben si një vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektime”, thuhet ndër të tjera në raport.

Më tej është arritur në përfundimin se mos sigurimi i pajisjes mjekësore të Braniterapisë të disa elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike), mosrehabilitimi i ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to, tregon se shërbimi i spitali Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorave (për periudhën në auditim), nuk ka efektivitet të plotë,.

Sakaq kërkohet që Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Polin e Administrimit të Integruar të Spitalit Onkologjik, të marrin masa për sigurimin e pajisjeve të Brankiterapisë, të elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike) si edhe rehabilitimin e ambienteve për vendosjen e aparatit të Ortovoltazhit për trajtimin e pacientëve me sëmundjet tumorale.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply