Raportet midis Gjermanisë dhe Afganistanit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Të nesërmen e sulmit gjerman ndaj Polonisë, më 1 shtator 1939, Afganistani i mbretit Mohammad Zahir Shah  (1914 – 2007) u ngut që të shpallë neutralitetin dhe tëhuajësinë e saj ndaj konfliktit që shikonte të kundërvëna Gjermaninë me Anglinë dhe me Francën. Pavarësisht lidhjeve të konsoliduara ekonomiko – ushtarak me Berlinin (në gjysmën e dytë e viteve ’30 gjermanët i patën dhënë Kabulit mbështetje të madhe financiare dhe teknike) dhe armiqësinë tradiconale, të thellë ndaj Britanisë së Madhe, me shumë urtësi Zahir preferoi t’i shmangë vendit të tij të dobët një konfrontim të pambështetshëm ushtarak me Anglinë e pranishme në Indi. Megjithëse duke i kuptuar arësyet e një zgjedhjeje të tillë, Hitleri deshi të tentojë ta lidhë atë rajon të largët dhe strategjik me fatet e Gjermainsë, duke i besuar departamentit të politikës së jashtme naziste të Alfred Rosenberg detyrën e afrimit dhe mbështetjes së disa personaliteteve politike dhe fetare deklarueshëm progjermane, si ministri i Ekonomisë Abdul Majid, që në verën e 1939 kishte propozuar pa sukses qeverisë së tij një aleancë më të ngushtë me fuqitë e Boshtit si në funksion antibritanik, ashtu edhe antisovjetik. Megjithëse duke e vlerësuar plotësisht Afganistanin si gur të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare gjermane, ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop e shkëshilloi Hitlerin nga ndërmarrja e kësaj manovre, që sipas mendimit të tij do të shkaktonte efekte kundërprodhuese, duke ehstyrë Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik në një ndërhyrje direkte në Afganistan. Në rastin konkret von Ribbentrop frikësohej se mos qeveria e Kabulit rreshtohej tepër hapur me Boshtin, projekti sekret i të cilit – domethënë ai i vendosjes në pushtet i djalit të tretë të emirit Habibullah, progjermanit Amanullah (që pas kishte mbuluar detyrën e emirit midis 1919 dhe 1926, kishte mbretëruar nga 1926 deri në janarin e 1929), në atë lohë në ekzil në Itali – do të prishej. Ajo që përziu fort letrat në tavolinën gjermane qe vetë Hitleri, që megjithëse duke i deklaruar miqësinë e tij kundrejt Zahir, modifikoi srategjinë e tij duke kërkuar të inkurajojë, në mënyrë pakashumë eksplicite, aspiratat sovjetike në drejtim të Afganistanit, të Indisë dhe të Oqeanit Indian, në kurriz të Anglisë që në atë kohë e konsideronte si armikun numër një.

Lëvizja e Hitlerit diktohej nga arësye realpolitike. Pas firmosjes së Paktit Molotov – Ribbentrop (23 gusht 1939), Berlini shpresonte në fakt që të kënaqte orekset e mëdha të Stalinit (që falë konsensusit gjerman qe më pas në gjendje t’i shpallë luftë Finlandës, të pushtojë Poloninë Lindore, Estoninë dhe më pas, në 1940, Besarabinë rumune) drejt Azisë dhe më saktësisht në kufijtë e Indisë britanike. Jo rastësish, në majin e 1940, Shtatmadhoria britanike e New Delhi – në korrent të planit gjerman në favor të një ekspansioni sovjetik në Azi – përpunoi një plan sekret lufte (i ashtuquajturi “Plan A”) për ta ndihmuar qeverinë e Kabulit në rast të një sulmi nga ana e armatave të Stalinit. Por projekti do të kërkonte forca të konsiderueshme për momentin jo të disponueshme, të paktën në territorin indian, dhe domethënë një divizion të korracuar, pesë divizione këmbësorie dhe një brigadë këmbësorie përforcimi. Ndërsa në atë kohë guvernatoriati i New Delhi mund të mbështetej në rreth katër brigada fanterie: kontigjent i mjaftueshëm për të ruajtur kontrollin e kufijve. Për pasojë, anglezët u desh që të hiqnin dorë nga ky opsion.

Pas rënies së Francës (25 qershor 1940), ministri i Ekonomisë afganase Abdul Majid i besoi ambasadorit gjerman në Kabul se vendi i tij do të mund të rreshtohej pranë Boshtit brenda pak javësh, duke shpërthyer guerriljen përgjatë kufirit të Indisë britanike, ama me kusht që të merrte garanci të sakta gjermane në funksion antisovjetik. Minstri kërkoi më pas sigurime rreth sigurimit nga ana e Afganistanit për në akses direkt në det (preferueshëm nëpërmjet pushtimit të Karachi) dhe furnizimit nga ana e Gjermanisë e një sasie të madhe furnizimesh, topash fushore dhe antiajrorë, municione, automjete, tanke dhe avionë. Natyrisht, përballë kërkesash të tilla të ekzagjeruara – plotësismi i të cilave do të rezulonte, të paktën pjesërisht, teknikisht e pamundur, duke pasur parasysh pozicionin e Afganistanit – qeveria gjermane u tërhoq, duke kërkuar që të fitojë kohë. Në shtatorin e 1940, ministri afganas shkoi në Berlin që ta bindëte von Ribbentrop ta hidhte hapin. Abdul Majid nuk mungoi t’i përsërisë instancat e tij të mëparshme, duke pretenduar edhe blerjen nga ana afganase e një porcioni të madh të Indisë Perëndimore (Pakistani aktual), deri në rrjedhjen e lumit Ind. Kërkesë kjo e fundit që e la pafjalë von Ribbentrop. Megjithëse duke mos e siguruar impenjimin gjerman, Majid deshi që të qëndrojë në Berlin edhe për disa kohë akoma (edhe për t’ju nënshtruar kurave speciale mjekësore) në tentativën për t’i bindur gjermanë rreth “mundlsisë së madhe që ai po u jepte”. Pavarësisht pretendimeve absurde të Majid, për disa kohë Gjermania vazhdoi të mbajë raporte të qëndrueshme me Kabulin, duke e mbushur personelin e ambasadës së saj atje dhe duke u dhënë afganasve paratë e nevojshme për të mbështetur propagandën antibritanike.

Më 1 shkurt 1941, Subhas Chandra Bose, një prej liderëve të Partisë së Kongresit Indian (dhe që më vonë do të bëhej kreu i Ushtrisë Kombëtare Indiane të rreshtuar ma japonezët dhe me gjermanët) arriti në arrati në Kabul pasi i kishte shpëtuar ruajtjes angleze në Indi. Dhe nga kryeqyteti, falë asistencës së ambasadës gjermane, Bose mundi të shkonte në Berlin (duke kaluar në mënyrë komode nëpër Bashkimin Sovjetik, i lidhur ende me Gjermaninë nga traktati Ribbentrop – Molotov) për t’i ofruar Hitlerit të gjithë mbështetjen e tij për një kryengritje antiangleze përgjatë kufirit indo – afganas. Në pranverën e 1941, revolta irakene antibritanike e kryesuar nga lideri nacionalist Rashid Alì, e shtyu qeverinë e Kabulit që të lidhte raporte të mëtejshme me Gjermaninë. Në vijim të grushtit të shtetit iraken dhe të rrethimit të bazës britanike të Habbaniyah (Irak), Abdul Majid i përsëriti propozimet e tij, duke u deklaruar ndërkohë i gatshëm që të garantonte – nuk dihet mirë në çfarë mënyre – “një mbështetje imediate afganase ndaj revoltuesve irakenë”. Pavarësisht apeleve të Bagdadit për të siguruar nga vendet firmatare të Mirëkuptimit Islamik të Saadabad të 8 korrikut 1937 (Pakt mossulmi i nënshkruar në Pallatin Saadabad, Teheran, midis ministrave të Jashtëm të Turqisë, Iranit, Irakut dhe Afganistanit) një mbështetje vëllazërore dhe imediate, as Turqia, as Persia, as Afgagnistani nuk treguan kurrfarë ndjeshmërie përballë ulërimës së dhimbjes të Rashid Alì. Dhe pavarësisht proklamimeve të forta ndaj “lidhjes së pandashme të shteteve myslimane”, në ato mbizotëroi pragamtizmi dhe sidomos maturia. Më pas, pas represionit të shpejtë nga ana britanike e revoltës irakene, qeveria afganase e pati të qartë konfirmimin sesa realpolitika ishte e domosdoshme dhe sesa Gjermania ishte e fortë, por gjeografikisht dhe ushtarakisht tepër larg sa të mund t’i zgjaste tentakulat e saj deri në Mesdhe dhe në Azinë Qendrore.

Nga vera e 1941, simpatitë dhe sidomos besimi i Kabulit kundrejt Berlinit filluan që të ftoheshin. Bile të nesërmen e humbjes së Rashid Alì, nivelet drejtuese afganase vendosën që të nisnin një afrim të shpejtë politik me Britaninë e Madhe dhe me Bashkimin Sovjetik dhe, në arësye të kësaj zgjedhjeje, qeveria afganase ju desh të fillojë të gjejë një seri pretekstesh bindëse që të mund të riatdhesonte të gjithë personelin gjerman (civil dhe ushtarak), por edhe italian, të pranishëm në territor. Deri nga prilli i 1940, në Afganistan punonin disa qindra teknikë dhe punëtorë italo – gjermanë në ndërtimin e fabrikave dhe infrastrukturave të ndryshme, si edhe agjentë të ndryshëm sekretë nazistë

Gjithmonë në muajin prill të ’40 kishte arritur në fakt në Kabul, në bordin e një trimotorëshi transportues, një emisar i Abwehr (shërbimit sekret gjerman të Admiralit Canaris) kapiteni Franz Morlock. Ky kishte sjellë me vete – të përfshira në 2 ton “bagazh diplomatik” – një sasi të caktuar eksplozivësh dhe deri një mitraloz Mauser 20 mm me municion të bollshëm. Në korrik të 1941, në Kabul arriti pastaj një grup i çuditshëm “mjekësh” gjermanë, të specializuar në kërkimin e lebrozës që më pas do të rezultonin agjentë dhe komando që i përkisnin grupimit të famshëm Brandeburg, një njësi speciale e Wehrmacht e dërguar në Azi me detyrën e saktë e ndezjes së një rebelmi antianglet në kufijtë e Indisë. Njerëzit e Brandeburg dhe të Abwehr gjetën mënyrën që të kontaktojnë dhe të financojnë fakirin e IPI që prej kohësh, përgjatë kufirit indo – afganas, bezdiste anglezët.

Të gjitha këto lëvizje që më parë qenë toleruar, në mos hapur mbështetur, nga autoritetet e Kabulit, i vunë këto të fundit në vështirësi serioze kundrejt qeverisë së Londrës. Edhe pse komandot gjermanë arritën në harkun e një fushate të shkurtër të kryer përkrah rebelëve té IPI. Të hidhnin në erë një urë, një stacion radiofonik dhe të aventuroheshin nja 40 kilometra brenda territorit indian, por duke u kapur më pas nga anglezët.  Edhe pse, po t’u qëndrosh burimeve të tjera. Qenë repartet e rregullta të qeverisë afganase – pikërisht ato që; kishin skortuar komandot gjermane deri në kufi – ato që vranë gjakftohtë dy prej tyre dhe ua dorëzuan të tjerët britanikëve. Zëra të tjera referojnë në fakt se të dy “mjekët” (në realitet agjentë në mbulim) gjermanë u vranë pikërisht teksa tentonin që të viheshin në kontakt me fakirin e IPI. Me pak fjalë, versionet lidhur me atë që ndodhi rezultojnë të ndryshme dhe të paqarta. Siç është për më tepër lajmi lidhur me një mision të dytë sekret, të kryer në vjeshtën e 1941 në Afganistan, nga një grup tjetër agjentësh gjermanë. Sipas disa dëshmive, një gjysmë dyzine parashutistësh gjermane të Brandeburg do të transportoheshin dhe të lëshoheshin nga një katërmotorësh transportues me autonomi të gjatë Junkers Ju290 i ngritur nga Rodi, përgjatë kufirit ruso – afganas, me qëllim që të nxisë një revoltë antiosjvetike. Me fillimin e Operacionit Barbarossa (22 qershor 1941), firmës së aleancës midis Anglisë dhe Rusisë dhe pushtimin pasues ushtarak “preventiv” të Persisë neutrale nga ana e forcave të Londërs dhe Moskës, qeverisë së Kabulit ju desh që t’i nënshtrohej në tetorin e 1941 një kërkese të radhës dhe të përbashkët anglo – sovjetike për t’i përzënë menjëherë nga vendi të gjithë gjermanët dhe italianët ende të pranishëm, përfshi civile (megjithëse në grupe të vegjë diplomatësh, afganët do t’u japi leje për të qëndruar deri akoma në shtatorin e 1943). Qe kështu që në fundin e tetorit 1941, 206 shtetas të Boshtit u nisën drejt Turqië neutrale, duke kaluar Iranin dhe Irakun. Megjithëse duke u ndodhur faktikisht nën kontrollin e forcave aleate (duke filluar nga korriku i 1942 një mision amerikan do të fillojë të operojë në Kabul), qeveria afganase do të vazhdojë të lëkundet, duke kërkuar të mos e prishë të gjithë fillim tashmë të brishtë që ende për disa kohë do ta mbajë të lidhur me Berlinin. Në përfundimin e 1941, Kabuli do të jetë i detyruar ta refuzojë përfundimisht aleancën me Rajhun e Tretë: imponim të afganasit e pranuan thjesht për mbijetesë dhe sigurisht jo prej simpative të veçanta kundrejt qeverive aleate. Jo rastësisht, pas lufte, disa eksponentë të ekzekutivit do të deklarojnë hapur se gjatë luftës Wehrmachti kishte arritur ta mundte Bashkimin Sovjetik dhe panzerat e Hitlerit qenë shfaqur gjatë kufirit verior të vendit, “i gjithë populli afganas sigurisht që nuk do të hezitonte t’i shpallte luftë Moskës dhe Londrës”.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply