Agim Xh. Deshnica Shekspiri mendueshëm ecën në muzg, Pelerinë e flokë supeve, era ia trazon. Ngjitet e ngjitet në shkallët e gurta. Shfaqet lart nën hije resh të murme, në kulla, bedena këshjellash tragjike. Në pallatet e ngrysur hyn, shkel në gjurmë, mbretërish e mbretëresash, princash e princesash, kalorësish hijerëndë. …
Read More »Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar!
Bujar LESKAJ Data 23 prill nuk u përzgjodh rastësisht si Dita Botërore e Librit. 408 vite më parë, në 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir …
Read More »Tri gjuhët
Nga vëllezërit Grim Përktheu: Agim Xh. Dëshnica Jetonte dikur në Zvicër një kont i moshuar dhe i pasur. Ai kishte vetëm një djalë, por aq kokëtrashë, sa gjithë përpjekjet e tij për ta mësuar i shkonin kot. Më në fund, ai e humbi durimin e i tha: – Dëgjo, or …
Read More »VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri
18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga organet shtetërore apo dëmeve të shkaktuara nga dora e njeriut. Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të …
Read More »Filmi me skenar ogurzi për SHBA, “The Economist”: Paralajmëron luftë civile pas zgjedhjeve
Kalifornia dhe Teksasi, që e quajnë veten Forcat Perëndimore, shkëputen të parat nga Unioni. Shtetet e tjera ndjekin shembullin e tyre. Presidenti i emëruar për një mandat të tretë në shkelje të hapur të kushtetutës, zotohet të shtypë shumë shpejt rebelimin. Ai shfrytëzon fuqinë e plotë të ushtrisë amerikane, dhe …
Read More »Dritëz shprese
Ramadan M. Pasmaçiu -39 vjet më parë- Ai mëngjes sikur ishte i zhytur i tëri në një dritë krejt tjetër. Në qiell nuk shiheshin tejembanë re të cekta, si të djeshmen. Dhe dielli, megjithëse nuk dukej qartë, sikur lëshonte mbi botën një ndriçim të çuditshëm, sipas një perdeje të grisur …
Read More »Paratë e fituara me djersë
Përktheu: Agim Xh. Deshnica RRËFENJË NGA KAZAKISTANI Një baba na kishte një djalë. Djali, për fat të keq, ishte përtac. Edhe pse e shikonte të atin që rropatej në punë nga mëngjesi në mbrëmje, vetë, qysh se dilte dielli e gjer sa perëndonte, bridhte poshtë e lart kot më kot. …
Read More »Ali Oseku: E di si vizatoj unë?
Nga Visar ZHITI – E di si vizatoj unë? – më pyeti… Sot ai vizatoi vdekjen e tij. Iku… Një nga piktorët më të fuqishëm në artin shqiptar, – po shkruajnë gjithandej. Kujtoj që e burgosën dikur… Por s’ka të dikurshme, edhe e dikurshmja është e tanishme… Kur më çuan …
Read More »Peshkatari i zgjuar dhe Xhindi
(Arabe) Përktheu: Agim Xh. Dëshnica Jetonte dikur një peshkatar shumë i varfër me gruan, dy çupat dhe një çun. Sado punonte i gjori nga mëngjesi deri në mbrëmje, mezi e ushqente veten dhe familjen. Njëherë, pa zbardhur dita mirë, kur hëna dukej ende lart, me rrjetën në krah, ai mori …
Read More »Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984
Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë ditë u kthyem nga turni i tretë të lodhur dhe të sfilitur nga puna skllavëruese. Një i dënuar nuk arriti të bëjë normën sepse ishte i sëmurë, ndaj polici i turnit e urdhëroi që, pasi …
Read More »