Politike

BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë!

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit gjithnjë e më të dhunshme, kundër projekteve të zhvillimit të turizmit në zona të mbrojtura mjedisore, kostos së jetesës, problemeve me cilësinë e arsimit të lartë, korrupsionit të gjithëpërhapur dhe …

Read More »

Vlorë/ 16 milionë euro investim, sapo përfunduan punimet çahet sërish tubacioni në rrugë…

Një tjetër avari në rrjetin e ujësjellësit është regjistruar në rrugën “Pelivan Leskaj” në Vlorë. Firma “2T” kishte përfunduar ndërhyrjet në këtë segment vetëm pak ditë më parë, por mbrëmjen e kaluar tubacioni është çarë sërish, duke shkaktuar përmbytjen e rrugës. Rasti ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve në një …

Read More »

Bylykbashi njofton largimin si drejtues politik i qarkut të Durrësit…

Deputeti Oerd Bylykbashi, gjatë Foltores së Ripërtëritjes në Durrës, në prani edhe të kryetarit të PD, Sali Berisha, deklaroi se largimi nga një funksion drejtues nuk do të thotë tërheqje nga beteja politike. Ai bëri të ditur se rreth një javë më parë i kishte dorëzuar kryetarit të partisë detyrën …

Read More »

Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës

Autokratët megalomanë e kanë shprehur gjithmonë pushtetin e tyre të pakufizuar përmes arkitekturës së veçantë. Dhe, edhe sot ka arkitektë që i dorëzohen tundimit për të punuar për ta. Shembujt më të rinj vijnë nga Shqipëria. Atje, kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur arkitektë holandezë, belgë dhe danezë për të hartuar …

Read More »

Skandali me Partinë-Shtet/ Rama ka urdhëruar SPAK të hetojë të gjithë famijen e Spiropalit

Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin Spiropalin dhe familjarët e saj nëse provohet se kanë kryer vepra penale të rënda, për të cilat është depozituar kallëzim. “Së pari, mendoj se modeli i spiropalizimit është ndër më …

Read More »

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati i Ballukut për Bashkinë e Shkodrës

Belinda Balluku po shkon drejt dominimit total të PS dhe është njeriu kryesor në përcaktimin e kandidatëve për kryetarë bashkish në të gjitha qytetet.  Rama ka dalë jashtë loje dhe ai vepron sipas orekseve politike të Ballukut. Në vend që të ishte në burg, sipas kërkesës së parë të prokurorëve, …

Read More »

Ilir Alimehmeti, plotësuesi i vakumit politik në Tiranë!

Leonard SEFERI Prej kohësh, vakumi politik është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës. Një kryebashkiak i arrestuar nga SPAK nën dyshimet për korrupsion. Një Gjykatë Kushtetuese që e rikthen në detyrë. Protesta masive, paqësore dhe të dhunshme. Trafik gjithnjë e më i rënduar në Tiranë. Një ish-drejtoreshë e …

Read More »

Kleri orthodoks kundër regjimit/ Reagimi i Mitropolitit ndaj Ballës

Mitropoliti Anastas ka reaguar publikisht ndaj deputetit socialist Taulant Balla, pas një videoje të publikuar prej këtij të fundit në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”. Në videon e shpërndarë nga Balla shfaqet një fragment nga një film i realizmit socialist, ku dy personazhe, njëri prej të cilëve i veshur …

Read More »

Protesta/ Qytetarët dhe studentët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Prej 178 ditësh, qytetarët dhe studentët vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë. Pas tubimit para godinës së …

Read More »

Berisha: Duhet të bashkohemi, askush nuk fiton duke qëndruar veçmas! Vetëm PD është rritur gjatë këtyre 6 muajve

Kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje forcave politike opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ‘askush nuk fiton duke qëndruar veçmas’. Gjatë fjalës në Foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Durrës, Berisha deklaroi se ‘vetëm Partia Demokratike është rritur gjatë këtyre …

Read More »